Afrim Gashi konfirmon kualicionin parazgjedhor VMRO-VLEN. Jemi marrë vesh për resorse të rëndësishme në MPB

Kreu i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Afrim Gashi ka zbuluar kualicionin parazgjedhor VMRO-VLEN, sot kanë rënë dakord për resorse të rëndësishëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e ardhshme.

“Si të vetmit konkurrentë në kampusin politik shqiptar dhe natyrisht fitues të këtij blloku, jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitim të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na detyron të përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku ndër të tjera do të menaxhojmë institucione të rëndësishme nga sektori i punëve të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, të luftojmë fuqishëm dhe drejtpërdrejt kundër krimit dhe korrupsionit të shumanshëm dhe të kahershëm”, tha Gashi.

Ai tha se koalicioni VLEN është konsistent me qëndrimin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese brenda një afati të caktuar, si dhe që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend.

Koalicioni VLEN, siç ka vlerësuar Gashi, është garanci që në qeverinë e ardhshme do të miratohen ndryshimet kushtetuese.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASh Sela: Qeveria VMRO-VLEN, Qeveri e inflacionit dhe shkatërrimit të ekonomisë familjare

ASh Sela ka reaguar për normën e inflacionit, njofton in7.tv “Qeveria aktuale për vetëm një vit ka shkatërruar ekonominë e vendit e veçanërisht atë familjare...

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu