Admirali i NATO-s: Ura e Ibrit të mos hapet tani, të jetë pjesë e dialogut

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Stuart B. Munsch, në një konferencë për medie, ka theksuar se Aleanca po kërkon që Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment dhe kjo çështje duhet të jetë pjesë e dialogut.

Sipas tij, çështja e urës është politike e jo ushtarake dhe se mund të shkaktojë dëm në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

“Politika e NATO-s është që të mos hapet në këtë kohë. Do t’i nënshtrohet dialogut. Është një çështje politike dhe jo ushtarake. Kjo është për shkak të gjasave që mund të shkaktoj dëm, të ambiente jo të sigurt. KFOR-i mban vija të hapura të komunikimit me të gjitha forcat e sigurisë në zonë. Në këtë kohë nuk kemi një shqetësim sa i përket transparencës”.

“Ashtu siç e kam përmendur më parë KFOR mbanë një komunikim të hapur dhe transparent me organizata e sigurisë në rajon dhe me këtë kuptohen aktivitet të cilat janë dhe nuk kemi ndonjë shqetësim. Kemi disa grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, por kjo është jashtë realizmit të operacioneve dhe natyrisht kjo i përket edhe zbatuesve të ligjit”, ka thënë ai , në konferencën e mbajtur pasi ndërrimit të komandës së KFOR-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu