Ademi: Marrëveshja e Ohrit në dorë të një serbi me bindje putiniste! Ndryshimi sapo filloi!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj një emri që mandatari Hristijan Mickoski e përmendi sonte gjatë shpalosjes së propozimeve për ministra në Qeverinë e ardhshme VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZANM.

“Marrëveshja e Ohrit për herë të parë pas vitit 2001 në dorë të një serbi me bindje putiniste! Ndryshimi sapo filloi!”, ka shkruar Ademi në Facebook. Po për kë e ka fjalën?

Emri që do të propozohet për të qenë ministër që do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive është Ivan Stoillkoviq. Këtë Ministri deri më tani e ka udhëhequr Artan Grubi. Ivan Stoillkoviq është kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve, pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në, ndërsa mandatari Mickoski gjatë prezantimit tha se do të jetë edhe një prej zëvendëskryeministrave në Qeveri.

Po kush është Stoillkoviq, që Ademi nga BDI e quan “me bindje putiniste”?
Së fundi emri i tij u përfol shumë për shkak të qëndrimit që kishte për Rezolutën e OKB-së për gjenocidin e Serbrenicës. Pas vendimit të MPJ-së së RMV-së për ta mbështetur Rezolutën, Stoillkoviq e quajti rezolutën “diznejlend nekrofil”. Kjo pati nxitur edhe reagime nga komuniteti boshnjak në Maqedoni.

Krahas kësaj, po të kërkosh online për emrin e Ivan Stoillkoviqit, dalin përmbajtje të mjaftueshme që tregojnë për qëndrimet e kryetarit të kësaj partie serbe në Maqedoninë e Veriut. Jo më larg se në maj të 2023-shit ai mori pjesë në Forumin e Sigurisë që u mbajt në Moskë, ku ishin edhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.

Po bashkëpunime me rusë Stoillkoviq ka pasur edhe më herët. Në 2018-tën ai ishte pjesë e një delegacioni të partive parlamentare të Maqedonisë që u takuan me zëvendëssekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë Rusia e Bashkuar, Sergej Zheljeznak. Pas takimit mediat raportonin se “zhvillimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor, si dhe rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve shpirtërore ndërmjet Rusisë dhe Maqedonisë ishin temat e bisedimeve”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu