Ademi: Le të demanton VLEN nëse guxojnë deklaratat e Mickoskit ku ai qorton aleatët tanë SHBA dhe BE

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sot gjatë ditës deklaroi se ambasadorët po përzihet në punët e brendshme të shtetit. Ademi tha se VLEN të dehur dhe duke shijuar ato pak poste që i kanë në qeveri si jolegjitim, nuk po guxojnë të thojnë asnjë fjalë.

“Të dehur duke i shijuar ato pak poste si jolegjitim në Qeveri, nuk guxojnë ta thonë as edhe një fjalë lidhur me ‘shuplakat’ që mori kjo Qeveri që në javët e para nga përfaqësuesit diplomatik më të rëndësishëm në vend, respektivisht ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Angela Aggeler dhe David Geer të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve. Kryetarët e VLEN-it, koalicionit humbës, koalicionit nënshtrues ndaj Mickovskit, që vajtonin ditë e natë, sipas tyre për sistemin e kapur të drejtësisë, sot kur Shefi i tyre (Mickovski) i “qorton” edhe aletatët tanë, të cilët dhanë vërejtjet e para ndaj këtij ekzekutivi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, nuk guxojnë ta thonë edhe një fjalë se a qëndrojnë edhe ata në një vijë me Shefin e tyre. E që sigurisht se qëndrojnë.
‘600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion’ tha Micksovski! Le ta demanton dikush nga krerët e VLEN-it, nëse kanë guxim, e që është e dëshmuar më që nuk kanë, se qytetarët nuk kanë votuar një Kryeministër që i ‘qorton’ aletatët tanë më të rëndësishëm në integrimin tonë europian. Por, jo! Nuk kanë guxim dhe janë duke i vetëshijuar ato pak poste xhentëlmene në ekzekutiv”, thuhet në reagimin e Arbër Ademit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu