“Kam qenë viktimë e dhunës, burri im më mbrojti nga ish-partneri”- Adelina Tahiri trondit me deklaratën

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë.

Tahiri ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.

“Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt.,” tha ajo.

Adelina tha se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, por paragjykimet nuk kanë munguar për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë.

“Paratë sot janë shumë të lehta për t’u bërë, nuk kam pasur nevojë për një njeri për para. Kam dalë hapur dhe kam treguar se kush është burri im, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera,” shtoi ajo.
Duke folur për raportin me bashkëshortin, Tahiri tha se ai ka qenë krah i saj në çdo hap dhe se edhe nëse ndahen, do të ndahen me paqe.

“Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim, sepse kam me kë të bisedoj. E shoh përballë dhe flas me të. Por dhunën nuk e pranoj në asnjë mënyrë. Kam pasur të bëj me një person, babai i të cilit ka qenë funksionar shumë i madh politik, dhe e kam pasur shumë të rëndë. Jam gjykuar pa arsye“.

Kur u pyet përse nuk ka folur më parë, ajo tha: ‘Nuk kisha dashur të flas sepse nuk dua të përmend emra. Nuk është situata dhe momenti i duhur. Ndoshta dikur në jetë do ta them, por tani jo’.

“Ka të bëjë me korrupsionin, me pozitat dhe këto lloj gjërash. Por unë nuk kam dhënë dorëheqje. Deri në muajin e nëntë të shtatzënisë kam shkuar deri në fund.”, u shpreh ajo në T7.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndalin paragjykimet dhe komentet negative, duke theksuar se askush nuk e di se çfarë fshihet pas një fotografie në rrjetet sociale.

“Megjithatë, gjithmonë kam dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë. Edhe kur kam qenë shtatzënë, më kanë gjykuar pa fund: ‘Ke bërë fëmijë me këtë, me atë… do ta mbysim fëmijën!’ Pse po gjykoni? Prandaj, nuk duhet të ulemi në Instagram dhe TikTok vetëm për të bërë komente negative. Mos e bëni, sepse nuk e dini kurrë çfarë fshihet pas asaj fotografie.”, tha ajo.
https://video.gjirafa.com/lina

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu