A janë falso nënshkrimet në peticionin e Taravarit? Mediana Ameti: Mos keqpërdorni emrin dhe nënshkrimin tim!

A janë të vërtetë nënshkrimet e anëtarëve të ASh-së të cilët i publikoi kryetari i kësaj partie Arben Taravari!? Me këto nënshkrime Taravari po pretendon se e ka përkrahjen e shumicës së anëtarësisë. Por një anëtare e kuvendit të ASH-së e cila e ka parë vetën në këtë listë, thotë se ajo nuk është nënshkruar.

A janë falso nënshkrimet në peticionin e Taravarit? Mediana Ameti: Mos keqpërdorni nënshkrimin tim
“Në lidhje me situatën e fundit të krijuar në partinë tonë dhe me disa nënshkrime të publikuara që janë mbledhur kinse në mbështetje të kryetarit, Arben Taravari ju njoftoj se unë, Mediana Ameti nuk kam nënshkruar në asnjë peticion apo listë. Ju bëj thirrje iniciatorëve të këtyre listave që të mos keqpërdorin emrin dhe nënshkrimin tim.
Vullnetin tim si anëtare e Kuvendit Qendror do ta shpreh të shtunën.”- deklaroi Mediana Ameti – ASH.

Të njëjtën e thonë edhe nga zyra për informim e ASh-së.

“Po, kemi disa nga kuvendarët të cilët e kanë parë emrin e tyre në listat e publikuara në media, por nuk kanë nënshkruar personalisht një peticion të tillë dhe tanimë kanë reaguar edhe publikisht. Në të njëjtat lista ka edhe emra të personave që nuk janë anëtarë të Kuvendit Qendror.”- deklaroi Zyra e Informimit – ASH.

Dy ditë më parë ASH doli me informacion për opinionin dhe anëtarët e saj se pas kumtimit të qëndrimit të djeshëm të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për 24 orë janë mbledhur 80 nënshkrime të kuvendarëve në mënyrë, siç thonë, vullnetare, nga gjithsej 133 sa numëron Kuvendi, ndërsa procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po vijon. ASH në faqen e saj në Facebook shkruan se shumica e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët është qartë për Ndryshimin e Sigurt./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë. Nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për...

Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një...

Incident pas përfundimit të finales, Luis Enrique sulmon Joao Pedron

Lojtarët e Chelseat dhe PSG-së janë përfshirë në një përleshje pas përfundimit të finales së Botërorit të klubeve, që e fituan Blutë me rezultat...

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Një grup shkencëtarësh japonezë ka thyer rekordin botëror për shpejtësinë e internetit, duke arritur një shifër marramendëse: 1,02 petabit për sekondë. Me këtë shpejtësi,...

Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu