A e siguroi Mickoski mbështetjen e VLEN-it për Siljanovskën?

Është publikuar një fotografi e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke dalë nga Shtabi qendror i koalicionit VLEN, ndërkohë që mediat raportojnë se është diskutuar bashkëpunimi për raundin e dytë zgjedhor. Qytetarët të cilët e kanë dërguar fotografinë e Mickoskit para Shtabit qendror të VLEN, merret vesh se kreu i VMRO-së ka kërkuar dhe ka marrë mbështetje nga VLEN për kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska. Kjo mund të lidhet edhe me deklaratën e ditës së sotme të Izet Mexhitit që thotë se zgjedhjet presidenciale nuk do të bojkotohen.

Ndryshe, kandidatja për presidente shteti nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka shprehur qëndrime të ashpra kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa ka kërkuar Gjykatë të posaçme, për siç ka thënë ajo, krerët e UÇK-së dhe luftën e vitit 2001. Përveç kundër UÇK-së dhe Marrëveshjes së Ohrit, Siljanovska njihet për qëndrime edhe ndaj fqinjëve tjerë si kundër Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si kusht kryesor për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./Gazeta KOHA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu