A e nxiti Kurti dhe Rama, Taravarin drejt kandidaturës për president, përgjigjet Sela

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar kandidaturën e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravarin për president të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Taravari u nxit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama por tha se kandidimi i tij ishte një “shkëndijë”.

“Pyetja është kjo beteja ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurtit për zgjedhjet në Maqedoni. Nuk e di kush e nxiti por shkëndija e parë ishte shpallja e kandidaturës, sepse ja po i heqim të gjithë aktorët tjerë politikë sikur s’ekzistojnë as Edi Rama as Albin Kurti por po i marrim vetëm rrethanat në Maqedoni. Në një situatë të politizuar politike ku menjëherë mbas dy javësh do të ketë zgjedhje parlamentarëe dhe ti e zgjedh një kandidat dhe ti e nxjerre një kandidat për president, njërin njërin nga blloqet. A e provokon kjo me automatizëm kandidaturën tjetër në qoftë se nuk nxjerr kandidaturë tjetër, por i njëjti kandidat do t’i mbledhë votat e të gjithë shqiptarëve dhe do u thotë votuesve, e sheh çfarë fuqie kam i fitova. E tani pas dy javësh do ta shëndrrojë në fuqi politike të përkthyer në numra deputetësh”, tha Sela në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ajo çka sipas Selës, i mungon partive politike shqiptare në raport me subjektet politike maqedonase është balanci mes tyre. Pasi sipas Selës, vetëm kështu partitë politike shqiptare mund te jenë faktorë determinues në vend.

“Partive politike shqiptarë në Maqedoni ajo çka u duhet në raport me subjektet politike maqedonase është balanci ndërmjet tyre, rezultati i zgjedhjve ato të jenë të balancuara. Nuk na duhet fitues absolut në bllokun maqedonas, qoftë i të djathtës qoftë i së majtës. Vetëm duke pasë ata një balancë atëherë, mund të jemi ne një faktorë determinues që e mbanë një shumicë dhe duke qenë ti faktori që e mbanë atë shumicë ti mund të realizosh. Se kam hallin unë tek ministrat e te këto gjëra, mund të realizosh qëllimet e programit dhe platëformës politike që e ke premtuar“, shtoi Sela ./teve1.info./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu