A do të vazhdojë akoma pluhuri qe po vie nga Saharaja!?

Moti i zymtë, që u shkaktua nga pluhuri që vjen prej disa ditësh nga shkretëtira e Saharasë, vijon edhe sot. Nga Drejtoria Hidrometorologjike sqaruan se gjatë ditës se sotme dhe gjatë natës do të ketë koncentrim të shtuar të pluhurit saharian në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga nesër pritet kthjellim i qiellit.

DREJTORIA HIDROMETEOROLOGJIKE

“Dita e fundit e marsit u shënua me mot jashtëzakonisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Për shkak të rrymës së theksuar jugore dhe jugperëndimore nga Saharaja mbërriti reja e paralajmëruar e pluhurit dhe rërës, me të cilën atmosfera ishte shumë e vrenjtur, kurse moti i lodhshëm dhe i lagësht”

Retë e pluhurit dhe rërës nga Saharaja janë mbi Gadishullin Ballkanik, dhe shoqërohen me erëra të herë pas here të forta nga jugu dhe jugperëndimi. Nga Drejtoria thonë se sot pritet maksimumi i valës së nxehtë të hershme të verës afrikane, me të cilën temperaturat do të jenë më të lartat, ndërsa moti do të vazhdojë të jetë stabil, i thatë dhe me diell por edhe me paraqitje të vranësisë mesatare lokale.

Temperatura maksimale ditore të ajrit do të rritet në intervalin 23 deri në 29 gradë, ndërsa në rajonet më të ngrohta qendrore dhe juglindore mund të rriten deri në 30 gradë. /SHENJA/
https://youtu.be/NxueCNhN1Xo

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu