A do të “mbyll dyert” e kredive të shpejta koalicioni VLEN – VMRO DPMNE?

Koalicioni VLEN, partneri shqiptar në Qeverinë e Hristijan Mickoskit – qytetarëve u ka premtuar mes tjerash edhe mbylljen e dyqaneve për para (kredive të shpejta), aksione nga ndërmarrjet shtetërore dhe mbylljen e kazinove.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend për PRESSonline.al – thonë se përveç katër prioriteteve kryesore të Qeverisë së re: rruga evropiane, zhvillimi ekonomik, “beteja” me korruspionin, decentralizimi i pushtetit, ajo duhet tu përmbahet edhe premtiemeve tjera për të cilat qytetarët presin të përbushen.

“Edhe pse ndryshimi i pushtetit në Maqedoninë e Veriut ka qenë i shumë pritur, Fronti Evropian menjëherë pasi kuptoi se duhet të kalojnë në opozitë ngriti çështjen e legjitimitetit për ti ulur pazarin VLENI-të. Mirëpo pasi koalicioni VLEN – VMRO DPMNE fituan në zgjedhjet si rezultat i dështimeve të shumta të qeverisë paraprake BDI – LSDM dhe premtuan qeverisje ndryshe me masa konkrete për të ndryshuar gjendjen e pavolitshme, shpresoj t’i zbatojnë masat që i premtuan, nga ata katër prioritet themelore që më dihet cilat janë, duhet të reagojnë dhe në premtimet tjera sidomos për çështja e kazinove dhe kredive të shpejta”, thotë ish-deputeti Zudi Xhelili në deklaratë për PRESSonline.al

Në anën tjetër, juristi Qenan Aliu është i mendimit se Qeverisë së re duhet ti jepet kohë për të parë se sa do të jetë përmbushja e premtimeve parazgjedhore.

“Ka një postulat që thotë se qytetarët votojnë se kush do të qeverisë dhe jo se si do të qeverisë. Qeveria ka një javë që ka filluar me punë duhet të pritet për të parë se sa do të jetë përmbushja e premtimeve parazgjedhore dhe se çfarë politikash publike do të shpërfaq n[ zbatim qeveria e sapo-zgjedhur”, deklaroi Aliu për PRESSonline.al

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi qeveri reformuese dhe investime të menjëhershme.

Qeveria e re, siç ka deklaruar kryeministri, është e orientuar drejt zhvillimit ekonomik, kohezionit social dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Sipas tij, ajo do të jetë e përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve urgjente me të cilat përballemi dhe punë drejt një shteti të unifikuar dhe prosperues.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Reformë apo vazhdimësi në BDI? A do të ketë guxim Ahmeti të shkëputet nga figurat e vjetra?

A do të ketë guxim Ali Ahmeti ta reformojë realisht BDI-në, duke u ndarë nga figurat e konsumuara dhe duke hapur rrugë për kuadro...

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu