A do të arrihet shumicë e re me 80 deputetë?

Duke pritur rezultatet finale që do të dalin pas rivotimit më 22 maj në shtatë vendvotime, koalicioni VLEN dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë dhe ndarjen e resoreve. Dy taboret presin që të rrisin numrin e deputetëve, VLEN nga 13 të bëhet me 14 deputetë nëse thellojnë fitoren në vendvotimin 2101 në Zhelinë, e VMRO-DPMNE nga 58 të arrijë në 61. Siç njoftoi dy ditë më parë kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski, po zhvillohen bisedime me deputetë të partive tjera që t’i bashkangjiten VMRO-së.

“Po, mund të them se si VMRO-DPMNE dhe si koalicion “Maqedonia jote” po i përmbyllim negociatat me disa prej deputetëve të cilët nuk janë pjesë e koalicionit “Maqedonia jote”. Mund të them se në këtë moment me sukses kemi konsoliduar 61 deputet”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar I VMRO-DPMNE-së.

Në media flitej që Monika Zajkova nga PLD dhe dy deputetët Goran Misovski e Sonja Mirakovska nga PRSD janë tre deputetët të cilët do të rumbullakësojnë 61 deputetëshin e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, mirëpo të njejtët demantuan një gjë të tillë. Si Zajkova ashtu edhe Misovski, thanë se do të qëndrojnë në opozitë dhe nuk janë në bisedime me VMRO-në. Zajkova madje pret që pas rivotimit më 22 maj, të fitojë edhe një deputet në zonën pesë. Nëse koalicioni I LSDM-së fiton 110 vota më tepër se sa nga zgjedhjet e 8 majit, atëherë në vend të Ismail Jahoskit nga Fronti Europian deputet do të bëhet Bobi Mojsoski nga PLD.

Nga ana tjetër Mickoski ka për qëllim gjithashtu që së bashku me VLEN, të arrijnë deri në 80 deputetë, me qëllim ristrukturim të kabinetit qeveritar.

“Jemi optimist se qëllimi ynë i dytë është që së bashku me partnerët e koalicionit të arrijmë të konsolidojmë 2/3 në Kuvendin e Maqedonisë. Pse janë të nevojshme këto 2/3. Janë të nevojshme sepse kemi qëllim serioz për atë që folëm para zgjedhjeve, të bëjmë ristrukturim serioz dhe riekipim të kabinetit qeveritar”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar I VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket resoreve se kush me cilën ministri dhe drejtori do të udhëheqë, Arben Taravari nga koalicioni VLEN tha se të gjitha këto duhet të zgjidhen më së voni ditën e premte.

“Unë besoj se javën e ardhshme përfundojnë negociatat, ekipet punojnë intenzivisht për programin. Njëkohësisht besoj se prej ditës së hënë do të fillojë edhe ndarja e resoreve, pastaj dhe për eshalonin e tretë. Tash për tash është një atmosferë shumë pozitive, ka kuptueshmëri nga të dy anët. Unë jam shumë optimist se deri të premten besoj se do ta kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme”, pohoi Arben Taravari – VLEN.

Sipas informacioneve jozyrtare që posedon TV21, VLEN-it në përbërjen e re qeveritare do t’i takojë 30% e pushtetit, ndërsa në tavolinën e bisedimeve është edhe posti i kryeparlamentarit. Për t’u realizuar synimi i VMRO-DPMNE-së që të kenë shumicë prej 2/3 në Kuvend, edhe pas rivotimit nuk do të mjaftojnë deputetët e tyre dhe të VLENit. Edhe nëse Mickoski arrinë të sigurojë 61 deputetë dhe VLEN 14, së bashku do të kenë 75. Për të patur 2/3 në Kuvend, do të nevojiten dhe 6 deputetët e Lëvizjes Znam, ndonëse me këtë parti ende nuk ka informacione nëse janë filluar negociata për bashkëqeverisje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

mexhiti: kur shkelet fjala e dhene, eshte thyer buka!

Kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka shkruar një shkrim një rrjetet sociale, ku flet për besën dhe fjalën e dhënë,...

VIDEO/ Publikohet momenti kur Xhonatan Islami rrëzohet nga parashuta!

Ky është momenti kur parashutisti Xhonatan Islami u rrëzua në plazhin e Himarës të shtunën -ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik. Si pasojë...

“Çmendet” roboti në Kinë, sulmon me “shkelma e grushte” punonjësin (VIDEO)

Një robot humanoid është filmuar duke sulmuar operatorin e tij në një fabrikë në Kinë, duke shkaktuar panik dhe reagime të shumta në rrjetet...

Tronditet Prizreni!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Sipas mediave vendase, babai ka vrarë vajzën e tij në rrethana ende të paqarta. Ngjarja...

OKB hedh poshtë planin izraelit të ndihmës për Gazën, pasi rrezikon civilët

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë hedhur poshtë propozimin e Izraelit për të dërguar ndihma në Gaza – në kushte të kontrolluara nga ushtria –...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu