Guveratorja e Bankës Popullore: Sa më shumë gra që punojnë, aq më shumë zhvillim ekonomik

Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke konpenzuar kostoja të shkaktuara nga pandemia. Ajo thekson se sipas analizave të FMN-s, pjesëmarrja e grave mund të çojë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto.

Anita Angellovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullore

“Analizat e FMN-ës tregojnë se në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, rritja e pjesëmarrjes së grave mund të çojë në një rritje prej rreth 8% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore rritet për 5.9% për qind”.

Angellovska-Bezhoska potencon se hendeku midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore është ende i ndjeshëm, duke përfshirë situatën në nivel global dhe në nivel lokal. Megjithatë, në një konferencë të quajtur “Gratë e suksesshme për një rajon të suksesshëm”, organizuar nga Women on Board Adria (WOBA), ajo bëri thirrje për reformat që do të adresojnë këtë hendek.

Për të përmirësuar këtë situatë, guvernatorja vuri në dukje nevojën për politika të reja që do të adresojnë sfidat ligjore, kulturore dhe sociale që pengojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të drejtura nga gra, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, duke sugjeruar se këto ndërmarrje kanë potencialin për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu