Shkencëtarët britanikë po zhvillojnë vaksinën e parë në botë për kancerin e mushkërive

Studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar u janë dhënë 1.7 milionë paund (1.98 milionë euro) për të zhvilluar një vaksinë kundër kancerit të mushkërive.

“LungVax” që ata synojnë të zhvillojnë do të jetë vaksina e parë në botë kundër kancerit të mushkërive tek njerëzit në rrezik për ta zhvilluar atë.

Teknologjia për vaksinën e re do të jetë e ngjashme me atë të përdorur për vaksinën e Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19.

Financimi do të vijë nga Cancer Research UK dhe CRIS Cancer Foundation.

“Kanceri është një sëmundje e trupit tonë dhe është e vështirë për sistemin imunitar të bëjë dallimin midis asaj që është normale dhe asaj që është kanceri”, tha në një deklaratë profesori Tim Elliott, drejtuesi i hulumtimit për projektin LungVax.

“Të bësh sistemin imunitar të njohë dhe sulmojë kancerin është një nga sfidat më të mëdha në kërkimin e kancerit sot.

“Nëse ne mund të përsërisim llojin e atij suksesi që pamë si në testet gjatë pandemisë, mund të shpëtojmë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve çdo vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar,” shtoi ai.

‘Hap i rëndësishëm përpara’

Ekipi nga Universiteti i Oksfordit, Instituti Francis Crick dhe University College London do të marrë fonde gjatë dy viteve të ardhshme për të kryer punë laboratorike dhe për të prodhuar 3000 doza.

Nëse testet laboratorike tregojnë se vaksina shkakton një përgjigje imune, ajo do të kalojë nëpër një provë klinike.

Vaksinat kundër kancerit funksionojnë duke trajnuar sistemin imunitar për t’i njohur qelizat e kancerit si jonormale.

Michelle Mitchell, shefe ekzekutive e “Cancer Research UK” tha se projekti ishte një “hap vërtet i rëndësishëm përpara në një të ardhme emocionuese, ku kanceri është shumë më i parandalueshëm”.

“Ne jemi në një epokë të artë kërkimi dhe ky është një nga shumë projekte që shpresojmë se do të transformojë mbijetesën e kancerit të mushkërive,” shtoi ajo.

Kanceri i mushkërive përbënte 4.5 për qind të të gjitha vdekjeve në BE dhe një të pestën e vdekjeve të lidhura me kancerin në vitin 2020, sipas Eurostat. Ai është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në BE.

Faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive është pirja e duhanit, përgjegjës për më shumë se shtatë nga 10 raste, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu