Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

“Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

“Kurti veçse është në fund të mandatit të vet, e ka kryer mandatin, tani e tutje është çështje e dakordimeve se si do rrjedh procesi. Do mbahet mend për një qeveri e cila jo vetëm që cila jo vetëm që si ka sjellë suksese Kosovës, por ka bërë kthim mbrapa në çështje shumë serioze, përfshirë nga siguria, aleatët tonë çështjet ekonomike”.

I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj tha se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.

“Zbatohet ligji, pala që ka qenë qiradhënëse e ka ndërprerë kontratën, ne si qiramarrës po ashtu zbatohet ligji”

Haradinaj ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit. Sipas Haradinajt, deçanasit ishin të befasuar me këtë vendim.

“Isha në Deçan me kryetarin (Bashkim Ramosaj), ata ishin të befasuar që Qeveria e ka zbatuar. Nuk kishin bërë ndonjë përgatitje paraprake, ne jetojmë në Kosovë, nuk kemi shtet tjetër, duhet të respektim të ligjeve të Kosovës, besojmë se kjo është kryesore”, u shpreh Haradinaj.

E kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se kryeministri Kurti ka krijuar një opinion të rrejshëm kinse është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Vendimet e Kurtit sipas Limajt po e dëmtojnë Kosovën, teksa e quan kryeministrin që bënë lëshime e kompromise.

“Fatkeqësisht, këtu po krijohet një opinion i rrejshëm që zotëri Kurti gjoja është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Në fakt nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha të dëmshëm për vendin veçse shtesa është se vendin ka marrë goditje, dhe në të gjitha këto qëndrime të proklamuara ka heq dorë. Ai veç merr goditje kthehet mbrapa dhe Kosova ka ndal. Sot, Kosova tash e tri vite është ndal asgjë s’ka ecur as në planet e zhvillimit ekonomik, as nuk e prishur dhe ka humbur mundësinë e promovimit të saj në arenën ndërkombëtare dhe rrumbëllakësimin e shtetësisë sonë, dhe këto janë rezultate, fatkeqësisht”, tha Limaj./EO

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu