Persona të panjohur vendosin flamurin shqiptar mbi kishën “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës

Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim.

Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me shenjën “UÇK”, e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së.

“Është njoftuar se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në hyrje të Kalasë është vërejtur flamur me shenjë të UÇK-së. Menjëherë pas denoncimit, është dërguar ekip i SPB Tetovë”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe incident i ngjashëm pati ndodhur edhe në nëntor të vitit të kaluar, kur në kishën “Shën Naum Ohridski Çudibërësi” në Kodrën e Diellit, ishte zbritur flamuri maqedonas dhe në vend të tij ishte vendosur flamuri shqiptar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elvis Hoxha reagon ashpër ndaj bllokadës në Kuvend: “Tabori civilo-politik po vepron natën për ta shembur Republikën”

Elvis Hoxha ka reaguar fuqishëm ndaj situatës politike në Kosovë, duke akuzuar një tabor të përbashkët politiko-civil për sabotim të vetë konstituimit të Kuvendit....

Kryediplomati turk i mbledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; flasin për paqe dhe projekte- Gërvalla mungon

Kryediplomati turk i mledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të BP, flasin për paqe e projekte – Gërvalla mungon Ministri i Punëve të...

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet Pas përfundimit të afatit që Gjykata Kushtetuese u kishte dhënë deputetëve që të konstituonin Kuvendin e Kosovës,...

Selimi: Mickoski, një kopje e keqe e Vuçiqit – Serbia e rikthen ndikimin përmes Kishës dhe investimeve

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik Sefer Selimi ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si Serbia, përmes formave të ndryshme të ndikimit...

BDI: Kalaja e Shkupit nuk është lodër për projekte me sfond etnik dhe politik

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin lidhur me projektin e paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu