Gardianët e burgjeve do bartin kamera që të mos marrin ryshfet

Burgjet do të mbulohen tërësisht me kamera dhe të burgosurit do të jenë nën video-mbikëqyrje, parashikojnë ndryshimet në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, i cili është në fazën e avancuar parlamentare. Videot me krim dhe radikalizëm nuk do të fshihen, pjesa tjetër do të fshihet automatikisht në 30 ditë, transmeton Portalb.mk.

Përveç kësaj, zyrtarët e burgut do të duhet të mbajnë kamera në uniformat e tyre për të zbuluar dhe parandaluar korrupsionin e tyre.

Ndryshimet përshkruajnë se si do të regjistrohet, përkatësisht si do të bëhet vëzhgimi me video.

(1) Vëzhgimi video mund të kryhet në institucionet për këto qëllime: për kontrollin dhe sigurinë e institucioneve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të personave të dënuar, të paraburgosurve dhe fëmijëve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve të institucioneve dhe personelit tjetër të punësuar dhe mbrojtjen e vizitorëve.

(2) Policia e burgjeve, drejtori dhe punonjësit, me rastin e ndërmarrjes së veprimeve në kuadër të kompetencave të burgut, mund të përdorin mjete teknike për regjistrim audio-vizual (kamerë trupore), të cilat do të ofrojnë material të incizuar (incizim audio dhe video) për mënyrën me të ciën bëhet regjistrimi vizual nga policia e burgjeve. Gjatë përdorimit të mjeteve teknike, personat janë të detyruar të informojnë të burgosurin se është regjistruar, përveç rastit kur njoftimi i personit për përdorimin e regjistrimit audio dhe video e bën të pamundur ose të vështirë kryerjen e veprimit brenda fushës së autorizimit.

(3) Regjistrimet e bëra sipas paragrafit (1) (2) të këtij neni mbahen derisa të përmbushen qëllimet për të cilat janë bërë, por jo më gjatë se 30 ditë dhe pas skadimit të këtij afati automatikisht fshihen nga mediumi në të cilin janë ruajtur.

(4) Regjistrimet e vëzhgimit me video mund të ruhen në një medium të përshtatshëm dhe për një periudhë më të gjatë kohore, por jo më shumë se një vit, nëse përmbajnë material të regjistruar për një ngjarje për të cilën është përgatitur një protokoll standard operimi për mjete shtrënguese, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të dënuarve, të paraburgosurve dhe fëmijëve.

Sistemet e video mbikëqyrjes janë të rëndësishme për të mbështetur sigurinë efektive në institucione, thotë propozuesi Krenar Loga, ministër i Drejtësisë.

Është gjithashtu një risi që njësitë e inteligjencës së burgjeve do të krijohen me ligj, më së shumti për shkak se po përhapet radikalizimi në burgje. Ndryshimet e propozuara thonë:

(1) Për të rritur gjendjen e përgjithshme të sigurisë së çdo institucioni të vuajtjes së dënimit, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme si dhe parandalimin e tyre në institucione të tipit të mbyllur, dhe nëse është e nevojshme në institucione të një lloji tjetër, krijohen njësi të inteligjencës së burgjeve, NjIB). Ato janë pjesë e organizimit të brendshëm të secilit prej burgjeve ku janë ngritur dhe konsiderohen si një tjetër masë sigurie. NjIB do të jetë një mekanizëm efektiv për zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit në institucionet penale, është planifikuar me ndryshimet ligjore.

Përzgjedhja e analistëve që do të kryejnë detyrat e punës në njësitë e inteligjencës së burgjeve do të bëhet pas një kontrolli paraprak sigurie nga autoriteti kompetent shtetëror (ASN). Analistët në njësitë e inteligjencës së burgjeve kanë të drejtën e një shtesë page për kushte të veçanta pune dhe për punë të ekspozuar ndaj rrezikut në masën 40% të shumës së pagës bazë.

Analistët e punësuar i përgjigjen drejtorit të institucionit dhe drejtorit të administratës. Ata do të shkëmbejnë të dhëna me strukturat e sigurisë në shtet, vetëm nëse qëllimi i shkëmbimit është përgjegjësia penale ose mbrojtja e sigurisë dhe interesave shtetërore. Të dhënat personale për personat e dënuar do të përpunohen në përputhje me rregulloret në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në INP Idrizovë është realizuar një pilot projekt dhe janë trajnuar punonjësit që do të jenë pjesë e Njësisë së Inteligjencës së Burgjeve. Ata duhet të reduktojnë krimin në burgje, korrupsionin e stafit, çrregullimin institucional dhe më e rëndësishmja, të parandalojnë rekrutimin e të dënuarve vulnerabël dhe radikalizimin e tyre brenda dhe jashtë burgjeve.

Risi është gjithashtu se do të hapen reparte të posaçme për personat e dënuar me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë sigurie dhe jo si më parë, taksistë të dënuar dhe vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm bashkë.

Për të dënuarit e vendosur në repartet me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë, do të miratohet Rregullore e re e shtëpisë, e cila do të përcaktojë më nga afër organizimin e punës dhe do të përshkruajë mënyrën e jetesës së këtyre personave të dënuar, llojin dhe mënyrën e përdorimit të lehtësirave, ruajtja e rendit dhe disiplinës, kontakti me botën e jashtme e jo vetëm, si dhe fakti që aktet e përgjithshme të këtij neni miratohen nga Drejtori i Administratës në përputhje me Ministrin e Drejtësisë.

Punonjësit, policia e burgjeve, oficerët e inteligjencës së burgjeve, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e burgjeve kanë të drejtë ligjore për të ardhura për rrezikun e punës deri në 40 përqind të pagës së tyre.

Për të gjitha këto risi tekniko-teknologjike, si dhe për shtesat e pagave, shteti do të duhet të ndajë 1.5 milionë euro në vit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu