Demiri: Spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh dhe staf mjekësor, se klinikat janë me drejtorë që nuk e meritojnë fare të jenë drejtor.

Demiri në një intervistë për “Fokus” tha se zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi.

“Do të flasim për Tetovën, por në përgjithësi e njëjta gjë vlen për të gjitha qytetet. Një zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi.

Në periudhën e pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive filloi me 100 shtretër dhe në nivel shtetëror kishte mijëra persona në nevojë për kujdes shëndetësor. Kjo duhet rregulluar. Çdo vendbanim që ka një institucion publik shëndetësor duhet të përgatitet me të gjitha kushtet për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët”, tha Demiri.

Ai tha se është fakt se ka mungesë të madhe të stafit.

“Kaluam një periudhë në të cilën për shumë vite nuk kishte specializime të reja. Unë shpesh them: “Mund të blesh çdo gjë, vetëm personeli mjekësor është më i vështiri për tu blerë”.

Dy gjëra janë shumë të vështira për t’u arritur. Njëra është ndryshimi i mentalitetit të popullatës së përgjithshme, që ata të dinë të vlerësojnë institucionin e spitalit dhe punonjësit dhe e dyta është krijimi i një stafi mjekësor të mirë dhe profesional”, shtoi Demiri./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu