Aleanca për Shqiptarët:Kujt dhe pse i pengon drejtori Halit Ferati?

Kujt dhe pse i pengon drejtori Halit Ferati?

Konferenca absurde e Sindikatit të pavarur të Inspektoratit Shtetëtor për Arsim, është absurd i llojit të vetë, rast unikat që qartazi tregon se kujt dhe pse i pengon, drejtori i Inspektoratit, Halit Ferati.
Kryetari i Sindikatit, Jovan Gjorgjievski, ish kryetar i Komunës së Sopishtes, i kandiduar nga VMRO-DPMNE, parti e cila organizoi protesta kundër arsimit shqip në Çashkë dhe kundër drejtorit Halit Ferati, sot kërkon shkarkimin e tij. Edhe Sindikata është regjistruar në adresën e Komunës së Sopishtes që është një presedan për një organizatë sindikaliste, e cila poashtu duhet të angazhohet për të drejtat e të punësuarve dhe jo për emrimet e drejtorit dhe çështje politike siç i dëgjuam në konferencë.
Të gjitha këto dëshmojnë se kreut të këtij sindikati dhe bashkëpunëtorëve të tij u pengon fakti se për herë të parë është ringjallur Inspektorati Shtetëror për Arsim, që për vite nuk ishte dëgjuar. Atyre ju pengon zbatimi i gjuhës shqipe, punësimi dhe avancimi i shqiptarëve në inspektorat dhe arsim, hapja e paraleleve shqipe në mbarë vendin e veçanërisht në vendbanimet ku ato nuk kanë funksionuar me vite.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto, kujtojmë se Gjorgjievski dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë pasur padi penale për punën e tyre.

– Aleanca për Shqiptarët –

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu