Gjermanët kundër Escobarit: Qasje e pabalancuar ndaj Kosovës

Këtë javë, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndroi në Kosovë për të zhvilluar takime nga më të ndryshmet – nga politikanët, deri te shoqëria civile e mediat.

Madje, në këto të fundit, ai dha mesazhe të çuditshme.

Më 13 mars, qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që pronat e kontestuara përreth Manastirit të Deçanit t’i regjistrohen pikërisht këtij institucioni fetar.

Kjo, sipas Kurtit, ishte vendosur si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Por amerikani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pak para ikjes nga Kosova, tha se për anëtarësim në KiE, janë edhe dy kushte tjera: njëri ka të bëjë me shpronësimet në veri, dhe tjetri me themelimin e Asociacionit.

Megjithatë, me këtë deklaratë nuk po pajtohen gjermanët.

Knut Abraham, Frank Schwabe, Max Lucks, por edhe Michael Roth, të katër këta deputetë të Bundestagut gjerman, kanë dalë kundër deklarimeve të Escobarit.

Ata po thonë se për anëtarësimin e Kosovës vend KiE-ja, e jo ShBA-ja.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që ShBA-ja vendos kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e ShBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e tij anëtare komandojnë – jo ShBA-ja”, tha Roth sot në një postim në X.

Njëjtë u deklaruan edhe Schwabe, Lucks e Abraham gjatë ditës së djeshme.

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, tha Schwabe.

“Këshilli i Evropës është i fortë sepse është i pavarur. Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të vendosim në mënyrë të pavarur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Themeli ynë është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje siç praktikohet në ShBA”, u shpreh Lucks.

Knut Abraham tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“I vlerësojmë brengat e Escobarit, por mund ta sigurojë atë se PACE do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për KiE dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”, tha Abraham në një postim në X.

Ndër të tjera, ai tha se kriteret për anëtarësim në KiE, ShBA-ja nuk t’i përmbushte “për shkak të dënimit me vdekje”.

Po ashtu, edhe deputetja austriake, Stephanie Krisper, e cila njëherësh është edhe anëtare e delegacionit austriak në APKE.

“I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu shqetësime për Kosovën. I takon APKE-së për të vlerësuar përmbushjen e kritereve të anëtarësimit nga Kosova për në KiE. Mbi rregullat dhe vlerat e tij. Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ajo në X. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu