Profesori i mjekësisë “bën për spital” nxënësin nga Tetova

Dje në shkollën e mesme të mjekësisë në “Nikolla Shtejn” të Tetovës, profesori Izair Abdurahmani ka sulmuar fizikisht një nxënës dhe e ka lënduar. Si pasojë e lëndimit, nxënësi ka përfunduar në Qendrën urgjente të spitalit të Tetovës. Profesori në fjalë e ka gjuajtur me mjet të fortë në fytyrë, sipas informacioneve të Nistorit, çelësa hekuri. Drejtori i shkollës “Nikolla Shtein”, Binas Pajaziti thotë se, profesori në fjalë nuk e ka mohuar atë çfarë ka ndodhur, shkruan Nistori.

“Kemi biseduar me profesorin edhe dje. Ka dhënë deklaratë, nuk e mohon atë çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt me prindërit. Nxënësi babain e ka rrugës, duke ardhur nga Italia dhe me kërkesë të babait, ne nuk veprojmë asgjë derisa të vijë prindi dhe pastaj do të shohim si do të veprojmë. Ne procedurat i kemi bërë të gjitha”, u shpreh Pajaziti.

I pyetur nëse shkolla do të marrë ndonjë masë disiplinore ndaj profesorit në fjalë, ai tha se konform ligjit dhe statutit të shkollës.

“Presim të mbyllet kjo çështje, pastaj ne konform statutit dhe ligjit që e jep, do të marrim vendimin e brendshëm, me komision disiplinor”, shtoi drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë “Nikolla Shtein”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

Përplasje mes protestuesve dhe përkrahësve të Vuçiçit, policia përdor gaz lotsjellës

Mbështetës të Vuçiçit me shkopinj përballen me protestuesit në Beograd Në Beograd, policia ka ndërhyrë për të zmbrapsur qytetarët nga hapësira pranë zyrave të Partisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu