Jetëgjatësia në BE është 80,6 vjet, në Maqedoninë e Veriut 73,2

Jetëgjatësia e banorëve të BE-së është 80,6 vjet, kumtoi Eurostat. Vlerësimi është bërë në bazë të të dhënave në vitin 2022, sipas të cilave jetëgjatësia e qytetarëve në BE është zgjatur për pesë muaj në krahasim me vitin 2021, por është nëntë muaj më e shkurtër në krahasim me periudhën para pandemisë në vitin 2019.

Pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ky tregues u ul në 80,4 në vitin 2020 dhe në 80,1 në vitin 2021. Në vitin 2022, jetëgjatësia në BE është rritur, por ende nuk e ka arritur vlerën e vitit 2019.

Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të gjatë është Madridi në Spanjë me një mesatare prej 85,2 vjet, më pas vijon Trento në Itali me 84,4, Il në Francë 84,1 dhe Stokholmi në Suedi me 84,0 vjet.

Jetëgjatësi më të ulët kanë banorët e disa rajoneve në Bullgari 72,3 vjet dhe në Hungari me 74,1 vjet.

Gratë në BE jetojnë më gjatë se burrat dhe jetëgjatësia e tyre është 83,3 vjet, që është mbi pesë vjet më shumë se burrat mesatarja e të cilëve është 77,9 vjet.

Eurostat nuk ka të dhëna për vlerësimin e jetëgjatësisë së popullsisë në Maqedoninë e Veriut për vitin 2022. Sipas të dhënave të vitit 2021, qytetarët e RMV-së jetojnë mesatarisht 73.2 vjet. Jetëgjatësia për gratë është 75.5, ndërsa për burrat 71.1 vjet.

Në vitin 2021 është shënuar një rënie e jetëgjatësisë në vend për tre vjet e pesë muaj krahasuar me vitin 2021, kur ishte 76,7 vjet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu