“Agimi i bëri 16 vite në burg pa asnjë faj, Rexhaili vdiq duke pritur drejtësinë”, Dauti: Është koha kur duhet të veprohet

Ramiz Dauti, familjar i të dënuarit Agim Islami në rastin “Alfa”, thotë se zvarritjet në procedurën e kërkesës për rigjykim në këtë rast po vazhdojnë, shkruan TV21. Dauti thotë se kërkesa bashkë me ekspertizën janë në Gjykatën Themelore Shkupi I dhe nuk po merren parasysh. Dauti thotë se autoritetet nuk kanë përgjigje të saktë për vonesat, ndërkaq kërkon që rastin ta marrin me më tepër seriozitet.

“Asnjëherë nuk kemi një përgjigje të saktë. Edhe pse 16 muaj e ka vonuar Gjykata e Apelit vendimin e lëndës, pastaj 6-7 muaj edhe Gjykata Supreme, tash 2 muaj u bënë edhe në Gjykatën Themelore, kështu në të gjitha adresat ku ne drejtohemi janë pa përgjigje konkrete, zvarritjet vazhdojnë vazhdimisht dhe kjo është arsyeja e cila unë po mendoj që duhet të merren më me seriozet me këtë punë për shkak që vet jam dëshmitar edhe prej fakteve dhe argumenteve që kemi dhe mendoj se nuk ka kohë për zvarritje kjo punë. Agimi i bëri 16 vite në burg pa asnjë faj, Rexhail Qerimi vdiq duke pritur drejtësinë dhe unë mendoj që është koha kur duhet të veprohet tash”, tha për TV21 Ramiz Dauti

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu