Koci: Për Kosovën vendos ShBA-ja

Gazetari Melazim Koci, ka thënë se është e pamundur që të mos përshëndetet nga ana e emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, miratimi i vendimit për Manastirin e Deçanit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Koci tha se vendim i qeverisë për Manastirin e ka efektin e vet në raportin Kosovë – ShBA, por sipas tij, efekt ka edhe refuzimi që të pranohet kërkesa e Escobarit nga kryeministri Albin Kurti për çështjen e dinarit.

“Në këtë rast, ne pamë se si Escobari e hodhi poshtë draft-statutin që e ka hartuar BE-ja. Ne nuk duhet të biem në këto kurthe sepse është evidente që për Kosovën vendos ShBA-ja. Nuk vendos as BE-ja, as Këshilli i Evropës, ata janë aty, por vendimtar kanë qenë, janë dhe do të mbeten ShBA-të”, tha ai në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Koci tha se nuk ka ende të qartë se pse nuk është pranuar propozimi i Escobarit për dinarin, por kjo çështje të dërgohet të martën në dialog, gjë e cila sipas tij, është kundërproduktive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu