VLEN pranon sfidën e BDI-së: Zgjidhni noterin dhe të nënshkruajmë deklaratën, humbësi nuk merret më me politikë

VLEN ka pranuar sfidën e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, i cili sot kërkoi që partitë politike të bëjnë marrëveshje që kushdo që i humb zgjedhjet, mos të merret më me politikë pas zgjedhjeve.
Nga opozita shqiptare thonë se janë të gatshëm, kudo që e zgjedh BDI noterin, të shkojnë e të nënshkruajnë.

“Më 24 prill dhe 8 maj, populli shqiptar do të nënshkruajë konfirmimin e pensionimit politik të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përpjekjet e tilla bllofuese të kryesisë së frikësuar të BDI-së për të fshehur frikën nga ndryshimet që do të ndodhin, nuk kalojnë askund, sepse asgjë nuk varet më prej tyre. Megjithatë, VLEN nuk do të lejojë as hapësirën më të vogël për shpërndarjen e mjegullës. Ftojmë Ali Ahmetin, Bujar Osmanin, Artan Grubin që të zgjedhin një noter dhe një kohë ku do të nënshkruajmë deklaratat se kushdo që humbë nuk do të ketë të drejtë të merret më asnjëherë me politikë”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu