Escobar: Komuniteti serb po vuan, urgjentisht nevojitet një zgjidhje

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se serbët në Kosovë duhet të jetojnë të sigurt dhe dinjitetshëm.

Për këtë, ai ka shtuar se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Gorazhdevac, Escobari nga Peja, ku u takua me kryetarin Gazmend Muhaxheri dhe me të rinjtë nga disa komunitete, ka thënë se serbët në Kosovë vuajnë për shkak të Rregullores së Bankës Qendrore, me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit.

“Kam dashur të vij në këtë qytet, të dëgjoj tregimet e njerëzve të dorës së parë se si janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Është e vështirë t’i dëgjosh këto histori dhe të qëndrosh indiferent. Këtu ka një komunitet që është me të vërtetë duke vuajtur. Ka njerëz që po përballen me probleme reale për shkak të mungesës së mundësive për të marrë pensione”, ka thënë Escobar.

Disa orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Escobari ka theksuar se “me të vërtetë dëshiron të punojë me Qeverinë e Kosovës me shpresën për të gjetur zgjidhje urgjente”.

Emisari amerikan i ka thënë komunitetit serb në Kosovë se SHBA-ja është këtu dhe se “dëshiron që serbët në Kosovë të jetojnë në kushte të sigurta dhe të dinjitetshme”.

“Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në të. Dhe sa i përket Qeverisë së Kosovës, ata kanë përgjegjësinë për ta arritur këtë dhe ne do t’i mbajmë ata përgjegjës për këtë. Unë mendoj se të gjithë njerëzit në Kosovë mund të llogarisin në mbështetjen amerikane për shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë ata që jetojnë në këtë vend. Shpresoj se ata mund të ndjejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan”, ka shtuar Escobar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu