6 kafshime për një ditë nga qentë endacakë në Tetovë, ja çfarë thotë Bilall Kasami

Vetëm për një ditë në Tetovë 6 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacak, tregon raporti i sotëm i SPB, përcjell TV21. Që nga fillimi i vitit, pra për rreth 75 ditë, kanë ndodhur 28 kafshime, prej të cilave 22 në qytet, ndërsa 6 në rrethinë. I pyetur rreth kësaj problematike, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, tha se tenderi për trajtimin e qenve endacakë është në procedurë dhe se do të hapet shumë shpejt. Premtoi se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti tenderimi do të përfundojë.

“Janë procedura administrative që paraqiten pengesa gjatë publikimit të tenderit, do të interesohem edhe një herë se ku janë ato probleme që sa më shpejtë të shpallet tenderi. Unë besoj se shpejt do të ketë zgjidhje, por nuk varet vetëm nga komuna por janë por bëhen në koordinim me byronë për furnizime publike”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu