Kuvendi konfirmon: Ligji i lojërave te fatit nuk ka marrë mbështetje te mjaftueshëm nga deputetët dhe nuk është miratuar

Edhe pse dje MIA publikoi informatën se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i miratoi ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Mirëpo sot Kuvendi njoftoi se në fakt ligji nuk është miratuar, transmeton Portalb.mk.

Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse në leximin e tretë të vazhdimit të pasdites së djeshme të seancës së 145-të nuk mori shumicën e kërkuar prej 61 votash dhe procedura për këtë ligj përfundon, sqaroi sot Kuvendi.

“Duke pasur parasysh Vendimin e Gjykatës Kushtetuese U. nr. 115/2019, datë 14.05.2020, sipas të cilit për miratimin e Ligjit nevojiten së paku 61 vota “PËR”, me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji ka marrë mbështetjen e 51 votave “PËR”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet që ligji të miratohet dhe procedura sipas atij ligji përfundon”, thekson Zyra e Kryetarit të Kuvendit.

Siç thuhet nga Kabineti i Mitreskit, “konstatimi i kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse ka të bëjë me shumicën e nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”.

Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse njëherë u miratua nga Kuvendi, por kryetari i shtetit Stevo Pendarovski nuk nënshkroi dekretin për të dhe i është kthyer deputetëve në lexim të tretë.

Sipas propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i miratuar me 7 shkurt nga Kuvendi i RMV-së, lokalet afariste në të cilat organizohen lojërat e fatit në një bastore dhe në klubin e automateve, lotaria në ambiente të mbyllura dhe lojërat elektronike të fatit duhet të vendosen në një distancë prej jo më pak se 500 metra nga shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Lëvizja Antibixhoz disa herë ka organizuar protesta për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga vendbanimet por kanë kërkuar edhe mbylljen e plotë, por pavarësisht ngritjes së zërit, autoritetet deri më tani nuk i kanë zbatuar kërkesat e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu