Sela nuk ndalet, pas tubimeve fillon takimet nëpër oda

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas shumë takimeve në tubime të përbashkëta tani ai këto takime po i zhvillon në oda të shqiptarëve për të cilat Sela shkruan se “Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete” shkruan Top24

Shkrimi i plotë i ziadin Selës:

Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave.
Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve.
Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre.
Faleminderit për mikpritjen!

https://www.facebook.com/share/p/ecpSFTTW7uWi1nsL/?mibextid=Nif5oz

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu