Nipi i Ali Ahmetit, Drini do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës në kompaninë që bleu “Soravinë”

Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, themelues dhe pronar i “Top industris”, kompania e cila e bleu qendrën tregtare “Soravia”, deri në fund të këtij viti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës në kompani, njoftuan sot nga “Top industris”.

Sipas kumtesës, pronare e re është kompania amerikane “Teksas amerikan interneshënëll holldings”.

“Drin Ahmeti, drejtori ekzekutiv i cili ishte në krye të kompanisë si themelues dhe pronar i ‘Top industris’, duke e udhëhequr kompaninë nëpër faza të ndryshme të rritjes dhe ristrukturimit, do të tërhiqet deri në fund të vitit”, qëndron në kumtesë.

Në të shtohet se vendimi vjen si pjesë e planit për tranzicion të lidershipit strategjik, i cili siguron transmetim të pandërprerë dhe efektiv të përgjegjësive të ekipit të ri të menaxherëve të emëruar nga “Amerikan interneshënëll holldings”, në Teksas.

“Integrimi i ‘Top industris’ në kompaninë amerikane përfaqëson një përafrim harmonik të vlerave dhe qëllimeve strategjike të të dyja kompanive dhe hap rrugë të reja për inovacione, zgjerim të tregut dhe oferta më të mira shërbimi ndaj klientëve”, thuhet në kumtesë.

Nga aty paralajmërojnë se hollësi shtesë për tranzicionet e pozicioneve udhëheqëse do të ndahen me publikun në kohë të duhur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i arsyes në kohë krize – apeli i Aleksandër Çipës për Tiranën dhe Prishtinën

Në një reagim publik të ngarkuar me shqetësim dhe ndershmëri intelektuale, Aleksandër Çipa – Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë dhe një prej...

KUSH ËSHTË REZA PAHLAVI?

Një figurë që ndan mendimet në Iran dhe diasporë Reza Pahlavi është djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u...

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu