E rëndë në Gjermani, i riu qëllon me thikë dy fëmijët e mitur

Një 21-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë dy nxënës të një shkolle fillore në Duisburg të Gjermanisë ditën e sotme, ndërkohë që raportohet se autori kishte njoftuar se do të kryente aktin e rëndë një javë më parë në një bisedë në rrjetet sociale.
Mësohet se autori i plagosjes së dy fëmijëve, 9 dhe 10 vjeç, ishte raportuar më herët në policinë e Bavarisë në janar dhe ndaj tij ishte planifikuar një kontroll, i cili nuk u krye.

Sipas mediave në Gjermani i riu gjermano-bullgar ishte një adhurues i vrasësve serialë, gjë që besohet se e ka shtyrë atë më tej drejt plagosjes së kryer.

Sakaq, mësohet se pasi plagosi dy fëmijët e mitur, një kalimtar i rastit ka tentuar ta ndalojë atë, ndërsa ka qenë babai i autorit ai që ka larguar armën e krimit nga duart e 21-vjeçarit.
Dy fëmijët, të cilët u goditën me thikë pranë kokës dhe qafës, u plagosën rëndë, por tani nuk gjenden në rrezik për jetën.E rëndë në Gjermani, i riu qëllon me thikë dy fëmijët e mitur,

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

Lajmi i madh i Bilit të vockël, me investitor serb!

Skandal pas skandali, Bili i vockël s'ka të ndalur. Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë...

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu