Dështon prodhimi i makinave elektrike e-GO në Tetovë, ironizon rinia e VLEN

Rinia nga opozita shqiptare VLEN ka ironizuar dhe ka zbardhur të vërtetën e dështimit të projektit 130 milionë euro për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike e-GO, një investim i promovuar me pompozitet nga BDI dhe ministrat e saj.

“Siç po e shihni vetë, se edhe pas dy viteve premtim, përveç disa lopatave beton, në vendin ku duhej të ndërtohet fabrika për prodhimin e veturave elektrike E-GO, nuk ka asnjë fabrikë e as vetura. E ajo që është skandaloze, para disa ditëve qeveria ndërpreu marrëveshjen për ndërtimin e kësaj fabrike.

BDI realizoi edhe një mashtrim që i shtohet listës së mashtrimeve dy dekadëshe. Nga Fabrika e premtuar mbetën vetëm fjalimet dhe fotografitë e Ali Ahmetit, Artan Grubit, Dimitar Kovaçevskit, Kreshnik Bekteshit dhe gjithë funksionarëve të BDI-së, të cilët mashtruan, por fytyra nuk u skuqet aspak.

Sado që mundohen ta heshtin këtë dështim e mashtrim, BDI duhet të jap llogari. Ajo duhet tu përgjigjet qytetarëve për dy çështje: Pse u dështoi ndërtimi i fabrikës dhe investimi prej 130 milionë euro?

A u ka dhënë Qeveria investitorëve para nga buxheti, ashtu siç premtoi se do u japë 45 milion euro?

Tashmë të gjithë e dimë se BDI, për dy dekada, nuk ka investuar as 130 denarë në vendbaimet shqiptare, e kur flitet për 130 milion euro, ky premtim i BDI-së që në start dukej se është përrallë me tupan, e që gjithë atë spektakël e bënë vetëm për nevoja fushate, pasi që nuk dinin ndryshe se si ti mashtrojnë qytetarët në betejën zgjedhore në Tetovë që vetëm se e kishin të humbur”, deklaroi Mixhait Jashari nga Rinia e VLEN.

Sipas tij, andaj edhe qytetarët duhet ta dinë se dështimi i fabrikës E-GO, gjenezën e ka që në fillim të themelimit të kësaj zone industriale.

“Kjo hapësirë, nuk iu la në menaxhim shtetit, njëjtë si të gjitha Zonat tjera, por këtë e shndërruan në zonën e vetme Industriale me partneritet publiko privat, me qëllim që tu jepet oligarkëve të BDI-së. Dhe pikërisht, arsyeja pse projekti i fabrikës E-GO dështoi është tentimi për partizimin e asaj fabrike nga BDI, dhe atë me para të qytetarëve nga buxheti i shtetit. Kështu, BDI-së skandali “Hakia” i shpërtheu njejtë si skandalet “Soravia”, “Eurovia”, “Llotaria”, siç do ti shpërthejnë edhe shumë skandale të tjera pas 8 majit. E që BDI dhe funksionarët e saj janë marrë me pasurimin e tyre personal e familjar, e dëshmojnë objektet shkollore pa kushte minimale, nxënës pa libra, studentë pa konvikte e pa kabinete, asnjë autostradë e ndërtuar dhe asnjë investim në interes të shqiptarëve në asnjë vendbanim shqiptar. BDI ka realizuar vetëm shkatërrimin e vendbanimeve shqiptare por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. BDI mbi 30 milionë euro ka investuar në aparate për kazino dhe objekte kumari. BDI është partia e vetme e cila ka investuar që rinia dhe elita intelektuale të braktisin vendilindjen. BDI ka merita vetëm në shkatërrimin e shoqërisë, futjen e investitorëve serb ose rus në vend, si dhe pasurimin e funksionarëve të saj dhe familjarëve të Ali Ahmetit.

Por 8 maji është afër, dhe BDI, do të marrë përgjigjen e të gjithë të rinjve, të cilët do të vendosin që këtë parti anti-qytetare ta dërgojë në opozitë dhe tia hap rrugën drejtë institucioneve të drejtësisë. E atje do të japin llogari për gjithçka!”, deklaroi Jashari nga VLEN. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu