S’patëm çare: Tri deklaratat shfajësuese të Kurtit për Manastirin sot

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, befasoi me kërkesën për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, që ta zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në disa paragarafë shfajësues në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti gati me tone vajtuese foli për faktin se ‘nuk kishin zgjidhje tjetër’, ose ‘anëtarësim në Këshillin e Evropës, me kushtin e zbatimit të vendimit për pronën e Manstirit, ose jo.

1.

“Qeverisë i është bërë e qartë nga grupet politike kryesore në Asamble që përfaqësojnë parlamentet e shteteve anëtare, nga shtetet e QUINT-it, që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit, apo heqjen e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”, do të njoftonte Kurti.

Tonaliteti shfajësues i Kurtit për një vendim që peshon rëndë mbi supet e secilës Qeveri, por ja që është vetë kundërshtari më i madh i saj, z.Kurti që e zbaton atë, kishte edhe një fjali të tillë:

2.

“E provuam me datën 5 mars që ta shtyejmë miratimin e opinionit për anëtarësim, por pa sukses, u bindëm që të zgjidhim njërin opsion, nuk ka një zgjidhje të tretë”, tha Kurti.

3.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, teksa ne si Qeveri nuk kemi më mjetë legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do ta ndryshoj qendrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu