Bananet do të shtrenjtohen

Bananet pritet të shtrenjtohen pasi ngrohja globale do ta prekë frutën e famshme, ka thënë një nga ekspertët më të njohur të industrisë.

Pascal Liu, ekonomist në Forumin Botëror të Bananes, ka thënë se ndikimet e klimës janë “kërcënim i jashtëzakonshëm” për zinxhirin furnizues.

Banania konsiderohet fruta më e eksportuar në botë.

Bananet janë të ndjeshme ndaj ngritjes së temperaturave dhe kjo mund të bëjë që ajo të zhduket në disa lokacione. Kërcënimi më i madh aktual konsiderohet se rritja e temperaturës ndihmon në shpërndarjen e sëmundjeve. Sapo një plantacion infektohet, ai shkatërron të gjitha trungjet dhe ekspertët thonë se është vështirë të hiqet infeksioni.

Mbretëria e Bashkuar javën e kaluar u përball me mungesë të bananes, për shkak të problemeve me transport si rrjedhojë e stuhisë në dete, kanë bërë të ditur ekspertët. Por përderisa zinxhiri i shpërndarjes mund të përballojë ngjarje të tilla të motit në afate të shkurtra, ekspertët janë të shqetësuar për shtimin e kërcënimeve nga temperaturat e larta dhe shpërndarjen e sëmundjeve si pasojë e tyre.

Përpos fenomeneve natyrore, ky treg po përballet me presion edhe nga shtrenjtimi i plehrave, energjisë, transportit dhe vështirësive në gjetjen e punëtorëve.

“Do të ketë ngritje çmimesh, padyshim”, ka thënë Liu. “Nëse s’do të ketë rritje të konsiderueshme të ofertës, unë parashikoj se çmimet e bananes do të mbesin relativisht të larta në vitet e ardhshme”.

Forumi do të mblidhet sot (e martë, 12 mars) në Romë për të diskutuar për tejkalimin e sfidave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta nxiste presidentin drejt dhënies së një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet në...

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu