Mexhiti: Ali Ahmeti s’ka besim te ministrat, prandaj në zgjedhje del me “gardën e vjetër”

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM ka komentuar zërat për rikthimin e “gardës së vjetër” të BDI-së në garën për zgjedhjet parlamentare.

Sipas informacioneve në media, në krye të listave të BDI-së për deputetë, do të jenë të renditur Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi e Ali Ahmeti. Mexhiti thotë se Ahmetin e ka të qartë se ministrant aktual të BDI-së, nuk kanë ndikim në terren prandaj ka vendosur t’i rikthejë emrat e vjetër në këto zgjedhje.

“Është indicative. Në fillim si “Grup i Zjarrit” kemi bërë revizon të raportit të qeveritarëve, dmth ekzekutivit, a kanë punuar, sa kanë punuar dy vitet e para dhe raporti ynë doli më keq seç e pritëm për ekzeutivin që është edhe tani. Mirëpo ato si kundërpërgjigje bën disa takime dhe paraqitje në mediume, bile edhe në kryesi qendrore. Ndoshta e fundit ka qenë, paraqiten një anketë që 98% të qytetarëve e përkrahin ekzekutivin, në krye me z.Grubi. Bile nga z.Xhaferi u quajtën si periudha e Moecetungit me përkrahje 98% te qytetarët dhe është indicative që pikërisht me këtë përkrahje te qytetarët, kaq të suksesshëm z.Ahmeti nuk i parashikon aspak në lista. Është kontradiktore. Ekzekutiv i suksesshëm ndërsa kur vijnë zgjedhjet ose kryetari nuk i nxjerr ose i ikin ballafaqimit, i ikin mejdanit”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

Sipas burimeve brenda BDI-së, bartësit e listave duket të jenë të sigurt, Blerim Bexheti në zonën 1, Sadulla Duraku në zonën 2, Ziadin Sela në z 5, pas tij Musa Xhaferi, dhe Ali Ahmeti në zonën 6.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosovë/ Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca Një person ka vdekur dhe dy të tjerë...

Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe...

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të...

Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze”...

Kryekomiti Micko i skërmit dhëmbët vasal Mexhitit!

Nga:Medai Shaholli Në një prononcim të tij lideri i vredistëve Mexhiti ka thënë se lufta e UÇK-së në Kosovë Maqedoni ka qënë luftë e pastër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu