Një serb i Mitrovicës dhe dy kurdë dyshohen për vrasjen e ish-boksierit Besar Nimani

Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën e kaluar në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Në lidhje me këtë Berat Nimani, vëllau i viktimës ka thënë për Klankosova.tv se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurdë dhe një serb i Mitrovicës.

Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, kanë arritur të largohen nga Gjermania.

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij Berat Nimani, përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

“Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varresat e myslimanëve”, ka shkruar Berati.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Imami kosovar akuzohet për zhvatje të miliona frangave në Zvicër (VIDEO)

Një gjyq i rëndë ka nisur në Zvicër ndaj një 57-vjeçari kosovar, i njohur si imam. Ai dyshohet se ka drejtuar për shumë vite një...

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmitarë në rastin “Banjska”

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmitarë në rastin “Banjska” Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimet e mbrojtjes për dëgjimin e 9...

Shkup, Kumanova e Strumica qytet me ajër më të ndotur në Maqedoni

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Air Care”, sot disa qytete në Maqedoni janë jashtëzakonisht të ndotura, me Strumicën i cili është qyteti...

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter

Takimi midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski ende nuk është rënë dakord, tha sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ademi...

Elijona dhe Klodi natën e mbyllin bashkë në dush (VIDEO)

Elijona dhe Klodi pak para se të flinin, kanë vendosur që të bëjnë nga një dush të shpejtë bashkë. Gjatë procesit, pati edhe ‘ngacmime’ të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu