Hoda: Më telefonoi një ushtar i UÇK-së, nuk ka ushqim për fëmijët

Mereshim me Facebook, dhe po diskutojmë dhjetë minuta për çështje facebooku që është irelevante totalisht se kush çfarë ka thënë sepse ka të bëjë me vetveten

Hoda: Më telefonoi një ushtar i UÇK-së, nuk ka ushqim për fëmijët
Mbi dhjetë minuta zgjati debati në Click Plus se kush kë ka sulmuar dhe kush kë ka ofenduar në rrjetet sociale. Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, arsyetoi reagimin e Grubit në Facebook, përmes së cilës shkroi fjalë ofenduese për kreun e Lëvizjes Demokratike Izet Mexhitin. Sipas tij, ai reagim erdhi pas një sulmi për blerje të pëlqimeve në Facebook në profilin e Artan Grubit.

-E sulmuan për arsye se z.Grubi reagoi publikisht. Bëhet fjalë jo për të denigruar dikë sa i përket ngjyrës, prejardhjes, gjuhës e kështu me radhë. Ajo bëhet pas një ataku që i është bërë profilit të z.Grubi dhe profilit të BDI-së, tha Arbër Ademi – BDI.
Ma spjegoni, a e ka shkruar z.Grubi atë apo nuk e ka shkruar?
-Besoj se e ka shkruar se në profilin e tij është, tha Arbër Ademi – BDI
Dmth e ka shkruar.
-Po.

Për analistin politik Besim Hoda, këto diskutime janë humbje kohe. Ai zhvendosi debatin në një aspekt krejt tjetër, që sipas tij është temë shumë më e dhimbshme se sa të flitet për Facebook. Hoda tha që para se të vinte në emision, e ka telefonuar një ish ushtar i UÇK-së, i cili i ka kërkuar ushqim për fëmijët e tij për iftar.

“Një ushtar i UÇK-së, dy orë para se të vijë në emision, më ka telefonuar dhe më ka thënë, ka qarë hallin, është nga zona juaj nga Likova, më ka thënë se nuk ka buk për fëmijët, pesë fëmijë i ka, për iftar. Nëse ka mundësi të na ndihmoni. Që është shumë më e dhimbshme se kjo që e flasim tani për Facebook-at. Nuk dua t’ia përmend emrin, do e përmend nëse doni kështu veçmas por nuk dua ta denigroj në formë të tillë dhe nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Nuk ka të paguajë rrymën, nuk ka t’i ushqejë fëmijët buk, është pjesëtar i UÇK-së”, tha Besim Hoda – Analist.

Megjithatë si duket Ademit kjo nuk i bëri përshtypje dhe filloi të përmend të arriturat e disa pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, të cilët sot bartin funksione publike.

“Edhe unë mund të them se m’u paraqit dy orë para emisionit një tjetër ushtar i UÇK-së i cili sot është kryeministër, një tjetër ushtar i UÇK-së që sot është ministër, nj tjetër që sot është deputet, një tjetër që është drejtues i lartë në institucione e kështu me radhë”, pohoi Arbër Ademi – BDI.

Sipas analistëve, fjalët ofenduese dhe denigruese nuk duhet të përkojnë me fjalorin e përfaqësuesve politik, ofendime të cilat siç thonë, janë prezente edhe tek të dy blloqet politike shqiptare./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke...

ASH e Selës: Në kuvend u konfirmua, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe është monoetnike

Kuvendi nuk arriti të votojë ndryshimet e kodit zgjedhor për të përcaktuar përqindjen e nënshkrimeve të mbledhura për kandidatët e pavarur, edhe pse mblodhi...

ASh Sela: Qeveria VMRO-VLEN, Qeveri e inflacionit dhe shkatërrimit të ekonomisë familjare

ASh Sela ka reaguar për normën e inflacionit, njofton in7.tv “Qeveria aktuale për vetëm një vit ka shkatërruar ekonominë e vendit e veçanërisht atë familjare...

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu