Sinani: 23 vjet në pushtet, ka ardhur koha që BDI t’i hap rrugën brezit të ri

Profesori universitar dhe analisti politik Arsim Sinani theksoi për Euronews se pas 23 viteve të BDI-së në pushtet ka ardhur koha që të ndodh ndryshimi dhe që ti hapet rruga një brezi tjetër të politikanëve.

“23 vjet në pushtet dhe ka ardhur koha që ti hapin rrugë një brezi tjetër të ri. Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe ekipii tij nuk kanë se çfarë u thonë shqiptarëve të Maqedonisë. Dalja e Osmanit si kandidat për president është jo për të fitu, por për të amortizu humbjen e vet që do ta kenë”, theksoi Sinani.

Ai thotë se partitë shqiptare duhet të dalin me një program të qartë që të lëvizin shqiptarët përpara. Në këtë kontekst ai tha se këtë duhet ta bëj opozita shqiptare VLEN.

“Ne nuk kemi parë deri tani ndonjë program të partive shqiptare, ky është shqetësimi që e kam. por të mos shohim vetëm këtë frymë të krijuar, disponim, por do të shohim premtim dhe program se kah do të lëvizin shqiptarët gjatë qeverisjes së ardhshme. Gjeneratori i krizës është Kushtetuta që duhet të hapet dhe të ndryshoj, ku shqiptarët aty të vendoseshin si themeltar me përgjegjësitë e tyre, të ridefinohet pozicioni i tyre. Tre pozicionet shtetërore të ndahen në mënyrë që presidenti ose kryeministri ti takojnë shqiptarëve, si dhe të ndodhl marrëveshja historike që Maqedonia të rirregullohet si shtet funksional ku shqiptarët jo të jenë simbolikë, por të jenë në qendër duke ndarë pushtetin me maqedonasin dhe të jenë të barabartë në vend”, deklaroi Sinani.

I pyetur se a do të jetë pjesë e listave për deputetë, ai theksoi se nëse i kërkohet përgjegjësi do të jetë në fushëbetejë për ta dërgu Ali Ahmetin në pension.

“Unë nuk bëj dhe s’kam bërë kalkulime. Për mua është me rëndësi procesi që të krijohet një elitë politike e përgjegjëshme që u shërben qytetarëve. Nëse kërkohet që të jem në fushëbetejë, jam i gatshëm që ta dërgoj Ali Ahmetin në pension. Shqiptarët duan ndryshimin dhe unë po e ndihmoj. Unë e mbështes publikisht këtë ndryshim që po vjen në Maqedoni me VLEN”, deklaroi profesori universitar, Arsim Sinani në intervistën me Thimi Samarxhi në Euronews. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona dhe Klodi natën e mbyllin bashkë në dush (VIDEO)

Elijona dhe Klodi pak para se të flinin, kanë vendosur që të bëjnë nga një dush të shpejtë bashkë. Gjatë procesit, pati edhe ‘ngacmime’ të...

Ndodh edhe kjo në BBVK: Arditi bën “twerk” (VIDEO)

Një moment qesharak ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë më të madhe në vend. Arditi është përpjekur të bëjë ‘twerk’, dhe ia ka dalë goxha mirë,...

Analisti Shala: VV do ta propozojë Bekim Jasharin për president (VIDEO)

Analisti politik, Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka deklaruar se çështja e presidentit do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës. Shala...

U martua si 110 vjeç, vdes burri nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1884

“Burri më i vjetër” i Arabisë Saudite thuhet se ka vdekur në moshën 142 vjeç, duke lënë pas 134 fëmijë dhe nipër e mbesa. Nasser...

Meloni, Le Pen, Salvini dhe Netanyahu mbështesin Orban: Evropa ka nevojë për ty

Udhëheqës të ekstremit të djathtë nga vende të ndryshme të botës janë bashkuar publikisht në mbështetje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke theksuar rëndësinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu