“Nëse do të kishte luftë” – 34 përqind e qytetarëve do të luftonin për RMV-në, 51 përqind jo

Sipas hulumtimit të “Gallup international” sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë.

“Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”. Në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 34 përqind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, me “jo” janë përgjigjur 51 përqind, ndërsa me “nuk e di” 15 përdind.

Besim Hoda: E dhimbshme – ish-ushtari i UÇK-së mu lajmërua dhe më tha se nuk ka b…‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori, askush nuk do të mund t’i …Merret peng dhe grabitet i riu në Rrëshen, dy të arrestuarQytetarët në veri pranojnë faturat e rrymës ‘paushall’Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të Yo…
Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor 2023.

Në RMV fizikisht janë intervistuar 1.202 qytetarë të moshës së rritur, në periudhën prej 1 deri 21 dhjetor 2023.

Maqedonia e Veriut nuk është larg mesatares së vendeve evropiane, në lidhje me këtë çështje. Përqindja e atyre që do të luftonin për vendin e tyre në shtetet e BE-së, është 32 përqind, ndërsa e atyre që nuk do të luftonin është 47 përqind, kurse 21 përqind nuk kanë dhënë përgjigje.

Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë përqindja e atyre që janë të gatshëm të luftojnë është shumë më e lartë. Në Shqipëri 60 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin, ndërsa në Kosovë 79 përqind, ku vetëm 14 përqind e të anketuarve janë përgjigjur me “jo”.

Rezultatet në Serbi janë ngjashëm si në RMV. Atje 36 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin për vendin e tyre, ndërsa 50 përqind janë përgjigjur me “jo”. Në Bosnjë e Hercegovinë 40 përqind janë përgjigjur “po”, ndërsa 42 përqind “jo”.

Kurse në vendin e parë në këtë anketë kanë dalë Armenia (96 përqind janë përgjigjur me “po”), Arabia Saudite (94 përqind kanë thënë “po”), Azerbejxhani (88 përqind), Pakistani (86 përqind) dhe Gjeorgjia (83 përqind).

Ndërsa të parët që janë përgjigjur me “jo” janë Italia (78 përqind), Austria (62 përqind, “Gjermania (57 përqind), Nigeria (54 përqind) dhe Spanja (53 përqin)./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

Inteligjenca kroate: Serbia e Rusia po destabilizojnë rajonin

Shërbimi i inteligjencës kroate ka hartuar një raport për sigurinë në rajonin e Ballkanit. Aty përmendet rasti i sulmit terroristë në Banjskë dhe projekti...

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton...

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu