SHBA paralajmëroi konflikt në Ballkanin Perëndimor, Kurti: I shkakton autokrati i Beogradit me despotin e Moskës

Shërbimet e inteligjencës amerikane kanë publikuar një raport ku theksohej se Ballkani Perëndimor mund të përballet me kërcënime për konflikte ndër-etnike gjatë 2024.

Në raport bëhet me dije se politikanët nacionalistë mund t’i përdorin ndasitë etnike për të penguar përparimin e rajonit dhe për të përfituar poenë politikë për vete

Në lidhje me këto të dhëna ka reaguar kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai u shpreh se nuk janë diferencat etnike ato që shkaktojnë konflikte, por sipas tij konfliktet nisin nga autokracia në Beograd bashkë me lidhjet që ka me Vladimir Putinin.

“Konfliktet nuk janë nder-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jo demokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm ne lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush. Ajo çfarë bëjmë ne është që ne përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, ka deklaruar Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter

Takimi midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski ende nuk është rënë dakord, tha sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ademi...

Elijona dhe Klodi natën e mbyllin bashkë në dush (VIDEO)

Elijona dhe Klodi pak para se të flinin, kanë vendosur që të bëjnë nga një dush të shpejtë bashkë. Gjatë procesit, pati edhe ‘ngacmime’ të...

Ndodh edhe kjo në BBVK: Arditi bën “twerk” (VIDEO)

Një moment qesharak ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë më të madhe në vend. Arditi është përpjekur të bëjë ‘twerk’, dhe ia ka dalë goxha mirë,...

Analisti Shala: VV do ta propozojë Bekim Jasharin për president (VIDEO)

Analisti politik, Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka deklaruar se çështja e presidentit do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës. Shala...

U martua si 110 vjeç, vdes burri nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1884

“Burri më i vjetër” i Arabisë Saudite thuhet se ka vdekur në moshën 142 vjeç, duke lënë pas 134 fëmijë dhe nipër e mbesa. Nasser...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu