Orban: Trump s’do ta jap asnjë cent për Ukrainën, nëse rizgjidhet President

Donald Trump nuk do ta jap asnjë cent për Ukrainën, nëse rizgjedhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas një takim kontravers që pati më Trumpin në Florida.

“Ai nuk do ta jap asnjë cent në luftën Ukrainë-Rusi”, tha Orban për median shtetërore hungareze.

“Gjithashtu, lufta do të përfundojë sepse është e njohur tashmë se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta”.

Sipas Orbanit, Trump ka ‘një plan të detajuar’ për të përfunduar luftën në Ukrainë, e cila filloi me invazionin rus para dy vitesh.

Duke e quajtur Trumpin ‘njeri i paqes’, Orban tha:

“Nëse amerikanët nuk do të japin armë dhe para, bashkë me evropianët, lufta do të përfundojë. Dhe, nëse amerikanët nuk japin para, evropianët të vetëm nuk mund ta financiojnë luftën. Dhe kështu, lufta përfundon”, tha Orban. (Kjo nënkupton që Ukraina do ta humbiste luftën përballë Rusisë, shkruan Guardian).

Siç thotë autoritari Orban, Presidenti Trump ‘ishte një president i paqes, që komandoi botën me respekt dhe që krijoi kushte për pare. Gjatë presidencës së tij, kishte paqe në Lindjen e Mesme e poashtu edhe në Ukrainë. Dhe nuk do të kishte luftë nëse ai (Trump) do të ishte ende president i Shteteve të Bashkuara. Ne u pajtuam (me Trumpin) se mund të ketë paqe, nëse liderët e botës duan paqe. Jam i lumtur që Hungaria është një nga ato vende që dëshiron paqe”./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ryanair do të investojë 257 milionë euro për një bazë të re në Tiranë

Ryanair do të hapë një bazë të re me tre avionë në Aeroportin e Tiranës duke filluar nga prilli i vitit 2026, kur do...

Serbia arreston dy shqiptarë të Kosovës me pretendimin për krime lufte

Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh, pasi akuzohen për përfshirje në krime...

Kosova me urdhërarrest ndërkombëtar ish gruan e Feros, Arbenitën

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së...

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu