Petrovska: Një kompani me kapital rus, ka dashur të fitoj tender në Mbrojtje

Një kompani e dyshimtë me kapital rus u përpoq të hynte në një tender, për prokurimin e pajisjeve specifike në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo u zbulua nga ministrja Sllavjanka Petrovska, e cila njoftoi se do të kërkojë ndryshime në Ligjin për Prokurimin Publik, veçanërisht në pjesën ku fituesi i tenderit është kompania që do të ofrojë çmimin më të ulët.

“Kompania është e regjistruar në një shtet anëtar të BE-së, për ta treguar veten si të rëndësishëm në treg, por në procedurë edhe para se të bëhej kontrolli i sigurisë, shërbimet e inteligjencës maqedonase alarmuan se ajo ishte një firmë e dyshimtë ruse,” tha Petrovska. Sipas ministres, në fazën e dytë të tenderit, kjo firmë ofroi një shumë 50 për qind më të lirë se kompanitë konkurruese, gjë që konfirmoi dyshimin se me çdo kusht firma ruse donte të fitonte tenderin. Petrovska nuk zbuloi detaje të kompanisë në fjalë dhe saktësisht se çfarë pajisje po prokurohej. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

Përplasje mes protestuesve dhe përkrahësve të Vuçiçit, policia përdor gaz lotsjellës

Mbështetës të Vuçiçit me shkopinj përballen me protestuesit në Beograd Në Beograd, policia ka ndërhyrë për të zmbrapsur qytetarët nga hapësira pranë zyrave të Partisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu