Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e që quhen agjërime nafile.

AGJËRIMET E OBLIGUARA

Agjërimet e Ramazanit

Agjërimet e zëvendësuara për ditët që nuk keni agjëruar dot gjatë Ramazanit

Agjërimi për 3 ditë si shlyerje nëse shkel premtimin, në rast se nuk ke mundësi të ushqesh 10 të varfër ose t’u japësh veshmbathje.

60 ditë agjërimi pandërprerë si shlyerje për vrasje pa dashje, në qoftë se nuk i plotëson dot kushtet e tjera të përcaktuara. Por, personi i tillë së pari duhet t’i nënshtrohet ligjit të vendit për t’u gjykuar për fajin e kryer.

60 ditë agjërimi si shlyerje nëse e prish agjërimin me dashje duke kryer marrëdhëniet bashkëshortore.

Agjërimi kur bën nijet për diçka të caktuar

Agjërimi për Haxhin Temet’u ose për Haxhin Kiran

Agjërimi si shlyerje nëse bën gjueti gjatë Ihramit

Agjërimi si shlyerje nëse rruan kokën gjatë Ihramit

60 ditë agjërimi pandërprerë si shlyerje për tentimin për t’u ndarë nga gruaja duke i thënë “nënë”, përpara se t’i ribashkohet (i referohet një zakoni arab para Islamit, të quajtur “dhihar”).

AGJËRIMET NAFILE (JO TË OBLIGUARA)

6 ditë agjërimi të ditëve të muajit Sheval

Agjërimi i ditës së Ashurasë, pra të datës 10 Muharrem

Agjërimi sikur agjërimi i Profetit Davud a.s., pra të agjërosh për një kohë shumë të gjatë duke agjëruar një ditë dhe duke mos agjëruar ditën tjetër.

Agjërimi i ditës së Arafatit

Agjërimi gjatë datave 13, 14 dhe 15 të çdo muaji islamik

Agjërimi në ditën e hënë dhe në të enjte

DITËT KUR NUK DUHET TË AGJËROSH

Ka disa ditë kur agjërimi është i ndaluar ose është i papëlqyer. Për shembull, nuk është e pëlqyer të agjërosh posaqërisht ditën e shtunë ose ditën e premte, ose të agjërosh ditën e Nevruzit, duke ndjekur zakonin e persianëve të lashtë etj… Nuk duhet të agjërosh çdo ditë gjatë gjithë jetës. Po kështu, nuk duhet të agjërosh ditën e Bajramit dhe në ditët e teshrikut, pra më 11, 12 dhe 13 të muajit Dhul-hixhe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lufta kundër Iranit, i kushton 200 milionë dollarë në ditë Izraelit

Lufta e Izraelit me Iranin po i kushton vendit rreth 200 milionë dollarë në ditë, sipas vlerësimeve të hershme të raportuara nga "The Wall...

A është Dr. Zekirja Shaini zëri që po kërkon Komuna e Likovës?

Likovë, Qershor 2025 – Në kohën kur debati për zgjedhjet lokale po intensifikohet dhe qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë udhëheqës të përgjegjshëm, emri...

Kina vazhdon furnizimin me armë dhe municione për Iranin, Rusia gjithashtu në përpjekje për të rimbushur arsenalin iranian

Burime ndërkombëtare raportojnë se Kina po përshpejton dërgesat e armëve dhe municioneve drejt Iranit, në kuadër të mbështetjes së një aleati strategjik dhe anëtari...

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu