Vazhdon seanca në Komisionin Anketues për rastet e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Hetimor Parlamentar për zhvillimet në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë duhet të vazhdojë sot punën duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet që lidhen me skandalin në këtë klinikë.

Para disa ditësh anëtarët e Komisionit filluan 30 ditët e parapara për shqyrtimin e dokumentacionit dhe në seancën e fundit analizuan dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet nga deklarimet e rreth 60 dëshmitarëve të dëgjuar në 30 ditët e mëparshme.

Sipas asaj që u tha në seancën e kaluar, fajin për deputetët e opozitës e ka ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili, siç theksuan nga OBRM-PDUKM, ishte në krye të piramidës së krimit. Ndërsa, nga ana tjetër, për deputetët e pushtetit, opozita politizon rastin me Klinikën dhe pa asnjë provë vihet në rolin e gjykatësit dhe bën akuza të pabaza.

Aleksandar Veljanovski, nënkryetar i Komisionit hetimor për skandalin në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, gishtin e ka drejtuar nga ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai akuzoi për lidhje të Filipçes, ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë Nino Vasev dhe tregtarit me shumicë “Panovski”. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bajram Rexhepi: Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova, do të triumfojë vota e lirë!

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, sot ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe bizneset në bulevardin “Ilinden”, ku theksoi se beteja për...

Quni i del në krah Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve- Jam shumë me fat që e kam bashkëpunëtor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se është me fat që bashkëpunon me deputetin Armend Zemaj. Përmes një reagimi në rrjetin...

Kandidati për këshilltar nga VMRO-DPMNE në Tetovë kërcënon shqiptarët

Stefan Karapejovski – Kajo, numri 4 në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, ka kërcënuar shqiptarët, përkatësisht koalicionin VLEN, duke deklaruar se “nuk...

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

Arbër Ademi: Ali Ahmeti nuk do të tërhiqet nga politika, bëhet fjalë për dezinformim

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i hodhi poshtë pretendimet se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve lokale. Ai...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu