Kush me kë do të formojë qeveri? VLEN, LSDM dhe VMRO tregojnë kushtet për koalicionim pas zgjedhjeve

Në prag të fushatës zgjedhore, partitë politike po i formojnë platformat e tyre dhe kushtet se si dhe me kë do të mund të formonin koalicion pas zgjedhjeve. Ndonëse gjithçka varet nga numrat e deputetëve, partitë politike gjithsesi kanë kushtet e tyre për koalicione. I ftuar në Click Plus, Kastriot Rexhepi nga koalicioni VLEN, tha se kusht për qeverisje do të jetë pranimi i përcaktimeve të tyre programore ndërsa derën e mbyllur e ka çdo parti që do të jetë kundër integrimit të vendit në BE.

Kush me kë do të formojë qeveri? VLEN, LSDM dhe VMRO tregojnë kushtet për koalicionim pas zgjedhjeve
“Ne do të ulemi dhe do të bisedojmë me partinë që do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të mund të formojë Qeveri dhe e cila do t’i pranojë përcaktimet tona programore dhe principet sa i përket prioriteteve siç janë integrimi i vendit në BE, me këtë dua të them fillimin e… Ne angazhohemi dhe nuk do të koalicionojmë me parti politike të cilat janë kundër që ky proces të ecë përpara, kështu që kjo do të jetë një prej parakushteve”, tha Kastriot Rexhepi – deputet, VLEN.

Rexhepi është I bindur në fitore në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa pret që VLEN të fitojnë 15 deri në 20 deputetë.

Igor Janushev nga VMRO-DPMNE, thotë se në politikë e pamundura gjithmonë bëhet e mundur por megjithatë, ata nuk shohin arsye pse do të duhet të koalicionin me Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Nuk shoh arsye pse duhet të mendojmë për një variant të tillë. Në politikë gjithmonë thuhet se e pamundura është e mundur dhe e kundërta se asnjëherë nuk duhet mbyllur dyert por në këtë situatë, në këtë moment në Republikën e Maqedonisë, ka gjëra që janë shumë më të mundura nga disa të tjera”, theksoi Igor Janushev – deputet, VMRO-DPMNE.

Deputeti Mile Taleski nga LSDM, shprehet se qeveria e ardhshme të cilën sipas tij do ta udhëheqë LSDM, do të bazohet në përmirësimin e jetës sociale të qytetarëve, rritje të pagave, stabilitet ekonomik e kështu me radhë.

“Ajo që është më e rëndësishme nga kjo punë, është platforma në bazë të së cilës do të kërkohen votat nga qytetarët. Kjo është rruga që nuk ka mëdyshje përmes të cilës LSDM me partitë e koalicionit e trasoi anëtarësimin në BE dhe ajo që është e rëndësishme, ne si parti e cila praktikon qeverisje, të përmirësojmë jetën sociale të qytetarëve, rritje të pagave, stabilitet ekonomik e kështu me radhë. Kjo është platforma kryesore për atë që shtruat si pyetje, do të bazohet qeveria e ardhshme e cila do të udhëhiqet nga LSDM”, pohoi Mile Talevski – deputet , LSDM.

Deputeti Rexhepi shfrytëzoi rastin për ta pyetur Taleskin se ku u zhduk fronti i paralajmëruar europian mes LSDM-së dhe BDI-së. Taleski thotë se fillimisht kishte paralajmërime të tilla, por partitë në fund kanë vlerësuar ndryshe.

“Po, flitej se mund të ketë lista të përbashkëta por është fakt se partitë politike kanë bërë vlerësime se në këto momente, kështu duhet të dilet në zgjedhje”, dekalroi Mile Talevski – deputet , LSDM.

Përndryshe sa i përket kushteve për koalicionim, deri tani të gjitha partitë shqiptare, koalicionimin e kanë kushtëzuar me garanca për vazhdimin e rrugës europiane të vendit. Nga partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE gjithashtu dëshirojnë të njëjtën, mirëpo VMRO edhe më tej nuk pranon ndryshime kushtetuese, nën, siç e quajnë, diktat bullgar. Ndryshimet kushtetuese janë kusht për heqjen e vetos nga Bullgaria dhe për të vazhduar integrimin e vendit në Bashkimin Europian./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se mund...

Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes...

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president në Kolumbi

Senatori konservator Miguel Uribe, kandidat për president në Kolumbi në zgjedhjet e majit 2026, u plagos të shtunën në Bogota gjatë një tubimi elektoral...

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu