Ismaili: Niveli i arsimit në vend lë për të dëshiruar!

I pyetur në emisionin Klan Debat se si e gjen festa e 7 marsit gjendjen e arsimit sot, profesori Satki Ismaili u shpreh se në këtë 7 mars akoma po diskutohen çështjet themelore dhe thelbësore të arsimit në vendin tonë, ku shumë pishtarë të arsimit që flijuan veten do të ishin të zhgënjyer me nivelin e arsimit në vendin tonë.

“Këtë vit është dhe 137 dhjetori shkollës së parë shqipe mësuesit dhe të gjithë të tjerët po e festojnë një ngjarje të tillë që është themi diçka shumë e rëndësishme për arsimin shqip në të gjitha trojet shqiptare. Ajo që më brengos është derisa në të kaluarën shumë pishtarë të arsimit kanë flijuar edhe jetën e vetë kanë flijuar familjet e veta, kanë qenë të përndjekur për një kualitet për të ruajtur gjuhën për ta ruajtur trashëgiminë kulturore që kanë pasur shqiptarët e kështu me radhë unë po them se këtë vit do të thotë në krahasim me vitet tjera po sfidat në arsim kanë qenë pak më ndryshe, ku për fat të keq ne në Maqedoni shumë merrni akoma me aspektet si investimet e arsimit, investimet në infrastrukturën e shkollave, institucioneve e kështu me radhë por shumë pak po merremi me çështjen kryesore, që është të jemi në shërbim të nxënësve. Misioni jonë është për nxënësit për kualitetin në arsim a është ai i duhuri cilët janë pengesat vështirësi dhe kështu me radhë”, tha Ismaili.

Profesori Ismaili shtoi se situata aktuale me shkollimin në vend, fatkeqësisht mbetet zhgënjyese.

“Them se është vështirë që në këtë festë do të thotë që shtatë mars, të bisedohen këto çështje mirëpo kjo është do të thotë një çështje që në prokupon të gjithëve kemi një rrënjë për fat të keq po të kishim sot gjallë të gjitha pishtarë që flijuan veten për këtë shtatë marsin, shkollën shqipe, do të ishin të zhgënjyer”, tha Ismaili. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu