Muaji i kaluar ishte shkurti më i ngrohtë në botë në kohët moderne, thotë Shërbimi i Klimës i Bashkimit Evropian. Që nga qershori i vitit 2023, ky shërbim çdo muaj ka parë temperatura të reja rekord për çdo stinë të vitit.
Sipërfaqja e detit në botë është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, ndërsa akulli i detit në Antarktidë ka arritur sërish në nivele ekstreme. Temperaturat janë ende duke u rritur nga ngjarja e motit ‘El Niño’ në Paqësor, por ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu është deri tani nxitësi kryesor i ngrohtësisë.
“Gazet serrë që bllokojnë nxehtësinë janë pa mëdyshje fajtori kryesor”, thekson Celeste Saulo, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.
Përqendrimet e dioksidit të karbonit ja-në në nivelin e tyre më të lartë për të paktën dy milionë vjet, sipas organit klimatik të OKB-së, dhe janë rritur me nivele gati rekord përsëri gjatë vitit të kaluar. Ato gaze ngrohëse ndihmuan që shkurti i vitit 2024 të bëhej rreth 1,77 gradë Celsius më i ngrohtë se koha “para-industriale” – përpara se njerëzit të fil-lonin të digjnin sasi të mëdha lëndësh djegëse fosile – sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.
Kjo thyen rekordin e mëparshëm, nga viti 2016, me rreth 0.12C. Këto temperatura panë një nxehtësi veçanërisht të madhe që goditi Australinë perëndimore, Azinë juglindore, Afrikën jugore dhe Amerikën e Jugut.
Mesatarja 12-mujore tani qëndron në 1.56C mbi nivelet para-industriale pasi shkelja e parë njëvjeçare e ngrohjes prej 1.5C u konfirmua muajin e kaluar. Në vitin 2015 në Paris, gati 200 vende ranë dakord të përpiqen të mbajnë rritjen e ngrohjes nën 1.5 gradë Celsius, për të ndihmuar në shmangien e disa prej ndikimeve më të këqija klimatike.
Ky prag në marrëveshjen e Parisit përgjithësisht pranohet të thotë një mesatare 20-vjeçare – pra nuk është thyer ende – por vargu i pamëshirshëm i rekordeve ilustron se sa afër po i afrohet bota për ta bërë këtë. Të dhënat e fundit nuk janë kufizuar vetëm në temperaturat e ajrit.
Metrika të panumërta klimatike janë shumë përtej niveleve që shihen në kohët moderne. Një nga më të dukshmet është temperatura e sipërfaqes së detit. Studiuesit janë të prirur të theksojnë se shkalla dhe shtrirja e nxehtësisë oqeanike nuk është thjesht pasojë e ngjarjes natyrore të motit të njohur si El Niño, e cila u deklarua në qershor 2023.
Shkencëtarët po përpiqen të shpjegojnë saktësisht se çfarë po ndodh.
Deri në vitin 2017, akulli i detit në Antarktidë kishte sfiduar parashikimet se do të tkurrej, ndryshe nga Arktiku, ku tendenca rënëse ka qenë shumë më e qartë.
Zhvendosja e dukshme e fundit – ndodh në të njëjtën kohë me thyerjen e rekordeve të tjera
Por, për sa kohë që aktivitetet njerëzore vazhdojnë të lëshojnë sasi të mëdha të gazeve serrë, temperaturat do të vazhdojnë të rriten në terma afatgjatë, duke çuar përfundimisht në më shumë rekorde dhe mot ekstrem.