KSHZ-ja do t’i kontrollojë kandidatët nëse plotësojnë kushtet!

Pas grumbullimit të 10.000 nënshkrimeve të nevojshme, KSHZ-ja do t`i kontrollojë kandidatët në garën presidenciale nëse plotësojnë kushtet për kandidat presidencial. Do të konsultohen regjistrat e institucioneve kompetente.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapa për lehtësimin e procedurës formalo-juridike për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu KSHZ-ja ka miratuar udhëzuesin për votimin e personave me pengesa, që u mundëson këtyre personave qasje më të lehtë dhe pjesëmarrje në procesin e votimit.

“Me mekanizmin e ri, KSHZ-ja automatikisht do t`i grumbullojë të dhënat e nevojshme nga regjistrat adekuat të institucioneve kompetente për të konfirmuar nëse kandidatët përmbushin kushtet kushtetuese dhe ligjore për kandidaturat. Kjo do të thotë se kandidatët nuk duhet që vet të sigurojnë vërtetimet për shtetësinë dhe vendbanimet në RMV” – thonë nga KSHZ.

Por, Biljana Vankovska, kandidatja presidenciale e “Levicës” përmes profilit të saj në Facebook, pavarësisht se ka arritur të grumbullojë 10.000 nënshkrimet e nevojshme u ka bërë thirrje mbështetësve që të shkojnë në KSHZ, për të nënshkruar kandidaturën, sic thotë, për çdo rast.

“E dini se në çfarë shteti jetojmë. Nuk është betejë për matje forcash, por në garancat se nuk do të ndodh diçka e papritur që të më përjashtojnë nga gara zgjedhore. Shumica do ta donin këtë” – shkruan Vankovska.

Deri tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme I kanë grumbulluar shtatë kandidatë, të tjerët kanë më pak nënshkrime, kurse mbrëmë, dy ditë para skadimit të afatit, në garë është futur edhe një kandidat tjetër – Dragan Nikolovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

Kurti viziton varrin e Astrit Deharit me vajzën dhe gruan e të ndjerit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot varrin e Astrit Deharit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e të ndjerit. Vizita u zhvillua...

Kurth fatal në një motel në Shkup – burri tentoi të shkojë me dy gra, e mashtruan, e rrahën dhe i morën 200 mijë...

Dy burra dhe dy gra kanë mashtruar, më pas kanë rrahur një banor të Shkupit dhe i kanë marrë 200.000 denarë (rreth 3.200 euro)....

Redi Muçi: Socialisti që tronditi elitat e New York-ut: çfarë përfaqëson modeli politik i Zohran Mamdanit

Redi Muçi: Bashkinë e New York-ut e fitoi një 34-vjeçar socialist mysliman që e nisi fushatën me 1%. Zohran Mamdani propozon taksimin me 2% për këdo...

E bujshme nga Spanja: Hansi Flick drejt largimit nga Barcelona!

Gazeta prestigjioze spanjolle “ABC” raporton se trajneri gjerman Hansi Flick ka komunikuar me stafin e tij teknik për mundësinë e largimit nga Barcelona në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu