Demiri: Fëmijët e pa vaksinuar nuk mund të shkojnë në çerdhe

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Ministri Ilir Demiri, i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis).

Ministri Demiri, ka urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministri Demiri i ftuar në emisionin “10 minuta” apeloi prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj shtoi se duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“I lus gjithë qytetaret që fëmijët e vet t’i vaksinojnë dhe të sensibilizohen. Në kontekst të rekomandimit të KSI, sot e mora raportin dhe në mënyrë eksplicite kërkova prej sektorëve relevante të MSH-së, që të fillojnë me inspektimin dhe të respektohen rekomandimet e KSI që konsistojnë.. të mos i lënë fëmijët e pavaksinuar të vizitojnë shkollat dhe programet parashkollore.

A e kanë të ndaluar çerdhet që t’i pranojnë fëmijët e pa vaksinuar?

Fëmijët që nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar duhet të ruhen në kushte shtëpiake”, tha Demiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu