Nxënësit e Shkollës Fillore “Liria” Tetovë organizuan Panairin e Bamirësisë

Sot me iniciativë të mësimdhënësve të shkollës fillore komunale Liria në Tetovë, dhe me ndihmën e prindërve, nga duart e nxënësve janë krijuar punime me qëllim që të njejtat të shiten dhe të hollat e grumbulluara t`ju dhurohen familjeve në nevojë gjatë muajit të Ramazanit.Qëllimi kryesor është bamirësia për skamnorët në prag të muajit të shenjtë të ramazanit tha drejtoresha e shkollës Liria Farije Kasami.

Në ndërkohë, prindërit janë shprehur të lumtur që fëmijët janë pjesë e këtyre organizimeve që kanë për qëllim të ndihmojnë ata që janë në nevojë. Përkrahja për këtë kategori nuk duhet të mungojnë asnjëherë.

Vlen të theksohet se panairi i sotëm i bamirësisë me punime të ndryshme kreative të nxënësve ka ngjallur një interesim të madh tek prindërit dhe qytetarët e Tetovës, të cilët kanë blerë punimet e tyre, ndërsa më pas mjetet e grumbulluara do të kenë destinim humanitar. Punimet e nxënësve ishin të ndryshme ndërsa janë ekspozuar në oborrin e shkollës fillore në Tetovë.Tv Koha

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu