“Tanjug”: Serbëve në Kosovë u dalin në llogari pagat, por mungojnë dinarët

“Tanjug” ka njoftuar se serbëve në Kosovë u kanë dalë në llogari të tyre pagat nga Serbia, por s’po ka dinarë që t’i tërheqin mjetet.

Ata po e akuzojnë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për transaksione me kesh.

“Tanjug” ka thënë se rreth 200 punonjës, mesin e tyre edhe ata të “Vodovod i Standard”, janë mbledhur në kursimore të postës për të tërhequr pagat, por se u është thënë se nuk ka dinarë.

Një nga ato që gjendej për të marrë pagën ishte Slagjana Milenkoviq.

“Na e vështirëson jetën, nuk mund të tërheqim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbinë qendrore për të marrë pagën. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Një herë këtu në sportele kam arritur të tërheq 10 mijë dinarë, por edhe kjo është e kufizuar”, ka thënë Milenkoviq.

Aleatët ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë zbatimin e rregullores.

Madje në Bruksel pati një takim javën e kaluar mes një delegacioni të BQK-së në lidhje me çështjen e dinarit.

Po ashtu emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të martën ishte në Prishtinë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Panduri: Skandali në KOSTT thellohet: Qeveria heton rrjedhjen e informacionit, jo kapjen e institucionit

Pas dokumenteve tronditëse që zbuluan lidhje familjare, nënshkrime të koordinuara dhe email-a që dëshmojnë për një kapje sistematike të KOSTT-it, situata po përkeqësohet edhe...

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandēs dhe Shtabit të Përgjithshëm në Amerikë

Major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane duke marrë titullin Master në Studime Operacionale...

Mavraj: Çuna, luani futboll! Lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh futbollistëve para ndeshjes me Serbinë. Mavraj në Instagram ka shënuar se: “Lufta ka mbaru,...

Basha: Partitë le të maten me Kurtin për Qeverinë, jo për Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se i kupton partitë tjera që dëshirojnë të krijojnë kauza por jo t’i ndërtojnë ato duke...

​Haxhiu: I kemi numrat për qeverinë Kurti 3, le të na matin

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se subjekti i saj tashmë i ka siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu